Aksi “Plepa (Përroi Agait)-Rrogozhinë”, krim financiar i inskenuar nga kupola e drejtorisë së rrugëve

683
Skandali me tenderin e aksit rrugor “Plepa (Përroi Agait)-Rrogozhinë”, ka një dosje të stërmadhe e të rëndë në shkelje të ligjit të prokurimeve, maturimit, administrimit dhe kontrollit të fondeve publike, që nis dhe finalizohet dukshëm me abuzime të shumta në këtë tenderim, të inskenuara prej kupolës drejtuese të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, që është kapur për fyti e po keqpërdoret klientlisht prej militantit politik, “Mon Kukaleshit” të ministrit të rrugëve, të cilit Xhika e tenderëve të rrugëve të Shqipërisë, i mbodhi vota për deputet në fshatrat e Elbasanit. Është një drejtor i cili nuk po ndalet përballë tenderëve abuziv të rrugëve, duke hartuar e miratuar preventive dhe fonde fiannciare tenderimi, deri në 2 herë me të lartë se kostoja reale dhe norma e fitimit të ndërtimit të një rruge. 
Aksi “Plepa (Plepa (Përroi Agait)-Rrogozhinë”, kontrata që bëhen e ribëhen me abuzime
Sipas dosjes investigative që ka përgatitur dhe disponon gazeta “Telegraf”, të cilën do ta depozitoj edhe në prokurori, rezulton se aksi rrugor “Plepa (Përroi Agait)-Rrogozhinë”, kontrata që bëhen e ribëhen me abuzime shtë pjesë e arteries bazë të rrugëve nacionale e internacionale të Shqipërisë. Ky aks rrugor është tenderuar me një emërtesë teknike zhvilluese ndërtimore objekti “Ndërtim Rruga By Pass Plepa Rrogozhinë”, nënshkruar me kontratë të prokuruar me Nr. 10622/6, datë 30.12. 2008, hedhur për zbatim nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve (ARRSH), me fond financiar 533 milionë, 379 mijë e 410 lekë. Kjo rrugë ka pasur mbështetje edhe një kontrate tjetër shtesë me Nr. 1876/4, datë 18. 03. 2011, me vlerë 85 milionë, 149 mijë e 690 lekë. Ky aks është ndërtuar nga një firmë e njohur e cila nga Plepat deri tek Përroi Agait, ka zbatuar projektin me respektim të plotë të çdo elementi teknik e sigurie të rrugës, në të 4 lotet e tenderuar. Çfarë rezulton në punimet që janë bërë e po bëhen në 6 lotet e tjerë, të cilët i janë dhënë për zbatim një firme tjetër, klientliste, duke e shpallur fituese në kundërshtim me kriteret ligjore të prokurimit të foondeve publike për punë publike? Rezulton, se jo vetëm referencat financiare të prokurimit janë me abuzime, por edhe procedurat e zbatimit të tenderit të këtyre 6 loteve të këtij aksi rrugor, kanë ndryshuar disa herë, duke ndryshuar vlerat dhe eleminuar elementët e projektet, sidomos të sigurisë së rrugës në aspektin e sinjalistikës rrugore. Kujtojmë, që aksi rrugor “Plepa (Plepa (Përroi Agait)-Rrogozhinë” është ndarë si objekt në 10 lote, të prokuruar nga kjo drejtori,. Siç e thamë 4 lotet e parë të tenderimit nga Plepat deri tek përroi Agait, janë ndërtuar në përputhje me projektin, duke respektuar dhe realizuar çdo parametër fizik, cilësor e teknik të rrugës. po ku qëndron skandali, që e ka emrin abuzim me vlerën dhe projektin e tenderit për 6 lotet nga përroi Agait deri ën Rrogozhinë, aks ky që po ndërtohet me ndryshim fizik të projektit dhe abuzim volumin e punimeve dhe në lelementët e sigurisë rrugore, madje edhe në veprat e artit të rrugës, duke ndërtuar një aks rrugor jashtë standardit teknik, pa asnjë siguri qarkullimi. Konkretisht, rruga “Plepa (Përroi Agait)-Rrogozhinë” ka nisur e po vazhdon me abuzime nga loti nr. 5, nënshkruar me kontratë Nr. 4488/4, me vlerë kontrate bazë 832,397,614 lekë, nga zbatimi i të cilës në terren, krahasuar me punimet e kryera në objekt, rezultojnë diferenca në realizimin e shtresave asfaltike, konkretisht konglomerat 12 cm dhe binder 6 cm. Në total në këtë aks, janë 100 miliardë lekë fonde, të cilët po bëhen “pasuri” për “”çetën Xhika të kupolës së drejtorisë së rrugëve, për klientët e tij që ka përzgjedhur si fitues të tenderit (loteve) dhe për shefat e tij politik në ministri, të cilët kanë miratuar këtë abuzim dhe po lejojnë të vazhdoj më tej, deri në centimetrin e fundit të këtij aksi, ku sipas cilësisë së punimeve, standardeve të sinjalistikës dhe ndryshimit të projektit nuk ka asnjë siguri. Siç e thamë, segmenti Plepa-Përroi Agait, i ndërtuar me 4 lotet e parë, ka një respektim projekti dhe cilësi punimesh. Ndërsa segmenti Përroi Agait-Rrogozhinë, që ka rënë viktimë e “babëzisë” së kupolës së rrugëve dhe të ministrisë që ka në varësi drejtorinë e rrugëve, po (ç)ndërtohet me abuzime e vjedhje fondesh, që në fakt janë taksa shqiptarësh, por që po bëhen pasuri për ata që firmosin e vulosin tenderët dhe marrin në dorëzim rrugët me mangësi. Po flasim konkretisht, për lotet e tjerë të këtij aksi ku kupola drejtuese e rrugëve të Shqipërisë, në bashkëpunim antiligjor e abuziv me firmën ndërtuese dhe me “avokati” kupolën e ministrisë së rrugëve. vetëm në lotin 5, nga abuzimi ndryshimet në projekt dhe në vlerën e tenderit, janë përfituar me abuzim fondet e volumit të punimeve në sasinë afro 8000 metër katrorë “zë” të quajtuar konglomerat në trashësi 12 cm dhe afro 4000 mijë metër katrorë volum punimi të quajtur binder me trashësi 6 cm. e po kështu në aksin e prokuruara në lotin nr. 6, miratuar e prokuruar me tenderim me kontratën me Nr. 4489/8, me fond të miratuar financiar në vlerën 656 milionë, 584 mijë e 172 lekë. Nga investigimi fizik i bërë në rrugë prej gazetës “Telegraf”, rezulton se edhe në aksin e këtij loti janë bërë abuzime me vjedhje miliona lekë volume e parametra cilësor, apo sigurie rrugore, të cilët janë eleminuar në zbatim, pra nuk janë zbatuar si punime sipas projektit të miratuar fillestra, por janë bërë ndryshime me firmë e vulë të kupolës drejtuese të komanduar e menaxhuar prej drejtorit të përgjithsëm të rrugëve Dashamir Xhika. Ja fakti i abuzimit me këtë lot tenderi të kësaj rruge: Firmat ndërtuese, kanë përfituar fondin e punimeve të pakryera në sasinë afro 4000 metër katrorë rrugë të qaujtur konglomerat me trashësi 12 cm dhe afro 3700 metër katror punime të quajtur konglomerat me trashësi 8 cm, si dhe afro 5000 metër katrorë punime të quajtur binder me trashësi 6 cm. e po kështu abuzime ka edhe në zbatimin e projektit në segmentin rrugor që përfshihet në lotin nr. 8, me fond financiar të miratuar me prokurim përfundimtar në vlerën 822 milionë,100 mijë e 874 lekë, si dhe në lotet nr. 9 e 10. duket qartazi nga provat e konstatuara prej investigimit të gazetës “Telegraf”, që aksi rrugor përroi Agait-Rrogozhinë është ktheyr në një gropë të zezë financiare, ku kupola drejtuese e rrugëve me në krye Dashamir Xhikën, drejtues të ministrisë së rrugëve dhe firmat që kryejnë punimet, janë zhgryer e po zhgryhen me pazare për zhvatje të fondeve publike, duke mos u kontrolluar e duke mos u ndalur as nga shteti dhe as nga drejtësia e cila ka në tavolinë dosjet e plotë të këtij krimi gjigand financiar, bërë me fondet publike dhe me parametrat fizik në mos zbatimin e standardeve cilësore e të sigurisë së rrugës, sipas projektit të këtij aksi rrugor! Është momenti të veprohet urgjent prej krimit ekonomik-financiar dhe prokurorisë, mbështetur në dosjen e këtij tenderi, duke nisur hetimin për Drejtorin e Përgjithshëm të Rrugëve, abuzatorin Dashamir Xhika. 
——————————————-
Skandali me aksin rrugor Fushë krujë-Milot
Skandali qëndron këët fakt me dosjen e rrugës Fushë krujë-Milot: Grupi që ka bërë llogaritjen e fondit limit të vlerës financiare të prokurimit të ndërtimit të këtij aksi rrugor, ka firmosur këtë kosto: 392 milionë 817 mijë e 870 lekë, ndërsa likuidim është bërë 476 milionë lekë/km, ose 83.2 lekë/km më pak në vlera për njësi., çmim ky që nuk është i miratuar nga Këshilli Teknik. Po vazhdojmë me faktet. Autoriteti Kontraktor, konkretisht Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve (ARRSH), në përcaktimin e referencave për miratimin e e vlerës së studim projektimit, miratuar me Vendimin e Këshillit Teknik Nr. 27, datë 02. 07. 2014, nuk ka respektuar dhe nuk ka shënuar gjithë kërkesat e hartimit të një vlere projekti, por është mjaftuar dhe vërtitur vetëm duke përmbledhur vlerën ndërtimore të këtij segmenti, duke e fiksuar në kosto 18 miliardë lekë, vlerë kjo që përfaqëson koston e përafërt të shtesës së këtij aksi. Skandali qëndron në faktin që është tashmë në dosjen e prokurimit të këtij aksi rrugor, që termat e referencës nuk janë të plotë, nuk janë të respektuar e për më tepër, nuk janë nënshkruar hartuesit, por që janë miratuar e janë bërë vendim nga drejtori Xhika, nga “Çeta Xhika” (Këshilli Teknik).
—————————————–
Ja akuza të tjera, ndaj kreut të drejtorisë së rrugëve, Dashamir Xhika
Stacionet televizione “Ora-Neës” dhe “Channel One” po denoncojnë fakte shkresore e dëshmi konkrete, lidhur me disa skandale me tenderët e rrugëve, “gatuar” si pazare abuzimesh me shpalljen e paligjshme si fitues të atyre firmave që nuk janë… fituese as me letrat e firmosura prej kupolës drejtuese të ARRSH e prej shefave në ministri! Sot po publikojmë të plotë dhe pa asnjë koment, denoncimet që kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë këto ditë, dy stacionet televizive shqiptare “Ora-Neës” dhe “Channel One”, në lidhje me skandalet që drejtuesit e Autoritetit Rrugor, po bëjnë me tenderët e rrugëve, duke i “bekuar” si “ ligjor e të rregullt”, kur në fakt janë krime ekonomike-financiare të bërë nga drejtuesit dhe komisionet e prokurimit të këtij autoriteti shtetëror. Po përmendim Vendimin nr. 103 të datës 19.03.2015 me firmën e hedhur për këtë tender, Gentian Këri, nuk zbaton vendimin e këshillit të ministrave nr 1, datë 10.07. 2017 për rregulloren e prokurimit publik. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka zhvilluar tenderin me fond limit 330. 736. 482 lekë, ku komisioni i prokurimit publik kualifikon operatorin ALB TIEFBAU sh.p.k me fond 291. 334. 897 lekë dhe skualifikon pa të drejtë operatorin me vlerën më të ulët 204. 738. 310, ndërkohë që operatori SMO UNION dhe Curri sh.p.k, plotësojnë dokumentacionin për të fituar këtë tender. Operatori pohon, se në 7 vite eksperiencë në aplikimin e sistemit elektronik të prokurimit publik, kjo është arsyeja më absurde, që është ndeshur. Gjithashtu operatori i skualifikuar, i vë në dukje komisionit të prokurimit publik, se oferta e tij i kursen buxhetit të shtetit plot 103, 913, 904 lekë në raport me atë që është kualifikuar, por kjo bie në vesh të shurdhër. Vendimi nr. 516 datë 31.07.2015, autoriteti kontraktor Autoriteti Rrugor Shqiptar, objekt riveshje dhe sistemim asfaltimi rruga Elbasan-Banjë, loti 3, me fond limit 980. 844. 927 lekë. 
Sigal