Aksi Elbasan- Tiranë i bllokuar edhe për të paktën 3 ditë, nisin hetimet

727
Një ditë pas bllokimit të aksit të autostradës Elbasan- Tiranë, rruga mbetet me një kalim dhe i gjithë trafiku është detyruar të devijojë drejt rrugës së vjetër.
Qarkullimi do të vijojë të mbetet i tillë për të paktën edhe tri ditë të tjera bënë me dije autoritetet. Por ka nga ana tjetër tashmë kanë nisur hetimet për të gjetur shkakun se përse ra masivi shkëmbor nga skarpati anësor i aksit të rrugës.
Një sërë autoritetesh kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë matjet dhe analizat për të zbardhur shkakun. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që autostrada Elbasan Tiranë pëson dëmtime dhe bëhet e pakalueshme.


Sigal