AKKP: Kallëzim penal për 13 persona, tjetërsuan 474 ha pronë shtetërore

516
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka kallëzuar penalisht 13 persona të cilët dyshohet se kanë bërë të mundur tjetërsimin në mënyrë të paligjshme të një një prone shtetërore prej 747 ha tokë në fshatin Meldovë, në Berat.
Sipas AKKP, personat e kallëzuar, mes tyre ish kryetari i Këshillit të Qarkut Berat nëpërmjet mashtrimit, falsifikimit dge përdorimimit të dokumenteve të falsifikuara, në bashkëpunim me punonjësit shtetërorë, kanë bërë të mundur tjetërsimin e kësaj sipërfaqeje toke përmes një vendimi të rrethit gjyqësor Berat.
Të kallëzuarit janë anëtarë të pleqësisë të fshatit Meldovë, anëtarë të Komisionit të Verifikimit të Pronësisë, Ish-sekretari dhe kryetari i Këshillit të komunës Meldovë, përgjegjësi i SAMT- Berat, ish Kryetar i Këshillit të Qarkut Berat si dhe punonjës të Gjykatës së Shkallës së parë të Rrethit Gjyqësor Berat.
AKKP shprehet në njoftimin për shtyp se është e angazhuar në verifikimin dhe hetimin administrativ të të gjitha rasteve ku konstatohet vjdedhje dhe abuzim me pronën shtet në favor të personave që kanë përdorur dokumenta të falsifikuara për tjetërsimin e kësaj prone.
Sigal