AKEP, duhet të filloj prerjen e lidhjeve kabllore ajrore pas datës 30 dhjetor

673
Paralajmërimet nga ana e AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) për rregullimin e situatës së rrjeteve kabllore ajërore për operatorët telefonik, internetit apo televizizoneve kabllore është dhënë që në datën 20 shkurt të këtij viti, vendimmarrje, e cila më pas u shty për periudhën e 30 majit dhe më pas me marrjen e një tjetër vendimi nga ana e AKEP për shtyrjen e kësaj mase deri në datën 30 dhejtor, duket se po i vjen fundi, pasi kanë mbetur më pak se 20 ditë. Në këto 20 ditë të mbetura duhet të “pastrohen” të gjithaa lidhjet e rrjeteve kabllore ajërore. Ky vendim nga ana e AKEP është shtyrë me qëllim ndërgjegjësimin e të gjitha kompanive për shkëputjen e lidhjeve ajërore në mënyrë vullnetare. Por sot kur kanë kaluar më shumë se 11 muaj nga dhënia e përalajmërimit nga ana e kompanive që kanë të shtira rrjetin e tyre kabllor ajëror, asgjë nuk është bërë, duke lënë që situatë të vazhdojë të jetë e njëjtë, pavarësisht paralajëmërimeve të shumta nga ana e AKEP, e cila pas afatit përfundimtar të datës 30 dhjetor, sipas paralajmërimit të dhënë nga vetë AKEP është e detyruar të bëjë shkëptjen e lidhjeve ajërore pa dhënë asnjë paralajmërim. Paraljmërimi i dhënë nga ana e AKEP që në muajin shkurt është marrë nisur nga situata aspak normale e shtirjes së këtyre lidhjeve ajërore të kabujve, të cilat kanë zaptuar çdo shtyllë elektrike, duke u dhënë atyre pamjen e rrjetave gjigande të merimangave, kjo pamje e shoqëruar edhe me rrezikun e lartë që mabartin këto lidhje, të cilat vënë në rrezik çdo ditë jetën e qytetarëve të kryeqytetit, por jo vetëm. 
Dështimi i Projekt-Planit për heqjen e lidhjeve kabllore ajrore në mënyrë vullnetare nga kompanitë
Edhe pse kjo masë është shtyrë disa herë, asnjë nga kompanitë, të cilat menjëherë pas urdhërit nga ana e AKEP duhet të kishin bërë largimin e lidhjeve ajërore në mënyrë vullnetare, nuk ka marrë iniciativën për të kryer këtë veprim. Kur kanë mbetur vetëm 20 ditë nga urdhri i fundit, ai i datës 30 dhjetor, AKEP është e detyruar të të bëjë pastrimin e këtyre lidhjeve pa i paralajmëruar kompanirë respektive. Por a do të ndodhë kjo gjë nga ana e AKEP?! Bazuar në ligjin Nr. 9918, datë 19. 05. 2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar (ligji Nr. 9918), si dhe akteve në zbatim të tij, nisur nga pamja aspak normale që ofrohet, por edhe nga rrezikshmëria e lartë që paraqesin këto lidhje për jetën e qytetarëve, njoftohen të gjitha grupet e interesit se është ndërmarrë iniciativa e ndërhyrjes emergjente për marrjen e masave për çinstalimin e këtyre troseve dhe kabllove, si dhe detyrimin e sipërmarrësve që t’i vendosin ato në përputhje të plotë me kushtet teknike të përcaktuara në Rregulloren Nr.22. Datë 24.06.2011 “Mbi kushtet teknike për ndërtimin e infrastrukturës së rrjeteve kabllore urbane dhe rrjeteve me fibra optike ndërurbane të komunikimeve elektronike”, ka deklaruar AKEP, 11 muaj më parë. Pra nisur nga ky ligj, pas shumë paraljmërimeve adresuar kompanive, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare duhet të nisë pastrimin e këtyre lidhjeve, në bashkëpunim me AMA-n (Autoritetin e Mediave Audiovizuale) dhe Operatorin e Enegjisë Elektrike. 
Sigal