Akademia e Policisë përsërit kontratën e ushqimit, me firmën që 1 vit më parë helmoi 59 studentë

981
Përparim HALILI
Ndërkohë që flitet për barazi dhe konkurrencë të hapur në tenderë, institucionet veprojnë me klientelizëm
Pas skandalit të përleshjes fizike mes dy shefave të Akademisë së Policisë së Shtetit, për tenderin e gomave të motoçikletave, zbulohet një tjetër rast klientelizmi me tenderët, i cili nuk ka lidhje me cilësinë e gomave, por me cilësinë dhe sigurinë e ushqimit që konsumojnë studentët e kësaj qendre mësimore-policore. Bëhet fjalë, për përsëritjen e kontratës për llogari të një firmë private të shërbimit ushqimor (Catering) në këtë akademi e cila rezulton, se 1 vit më parë ka krijuar probleme helmimi ushqimor të studentëve të kësaj akademie, të cilët përfunduan për trajtim mjekësor urgjent në spital. Nuk është “thashetheme”, por fakt shkresor me burim Akademinë e Policisë. Çfarë ka ndodhur? Në datën 19 Maj 2015, në vaktin ushqimor të drekës së studentëve në këtë akademi, pas konsumimit të produkteve normative, janë shfaqur elemente të helmimit me pasojë dhimbje të forta barku e diarre të shpeshta. Në zbatim të ligjit, me dyshimin se shqetësimet ishin shkaktuar prej tij, ka marrë mostrat dhe shoqëruar me shkresën Nr. 551 Prot., datë 20. 05. 2016, i ka çuar për ekzaminim bakteriologjik në laboratorin shtetëror të Higjienës dhe Epidemiologjisë. Pas 10 ditësh, me Shkresën Nr. 666/1 Prot., datë 30 . 05. 2016, Akademia e Policisë u njoftua për rezultatin e analizës së mostrave ushqimore dhe rezultoi, se shkak helmimi ishte pilafi i kontaminuar me “C-Total” dhe E-Coli”, gatuar dhe servirur nga firma që kishte fituar tenderin e ushqimit në këtë qendër mësimore-policore. Kujtojmë, që sipas raportit të shërbimit shëndetësor brenda Akademisë së Policisë dhe regjistrit të Urgjencës në QSUT, rezultoi se nga 320 studentë që është kapaciteti i mensës, ishin helmuar 59 studentë e personel mësimor, me shenja çrregulluese “Gastrointestinale”. Rasti kaloi në heshtje, mirëpo siç thonë informacionet, historia u përsërit në muajin prill 2017, duke ndodhur përsëri helmim i studentëve nga ushqimi po në këtë akademi! Sipas kontratës dhe sigurisë ushqimore, firmës i duhej ndërprerë kontrata e këtij shërbimi, por furnizimi me ushqim ka vazhduar pa asnjë shqetësim po nga kjo firmë?! Madje, sipas njoftimit të bërë nga Akademia e Policisë, rezulton se kësaj firme i është përsëritur kontrata e shërbimit me ushqim na akademi edhe për 1 vit tjetër, me vlerë 86 milionë, 373 mijë e 628 lekë të reja pa TVSH, ose me vlerë 103 milionë, 536 mijë, 203 lekë e 18 qindarka të reja, publikuar në “Buletini i APP”, datë 21 Maj 2017, me kontratë të lidhur në datën 11 maj 2017! Si është e mundur, që zyrtarët e shtetit mbeten peng të një firme e cila me shërbimin e saj, shkakton pasiguri të shëndetit dhe pranohet përsëri në garën për të njëjtin tender, kur me produktet ushqimore ka shkaktuar probleme helmimi?! A ndodh kjo në shtetet e tjerë? Përse duhet pranuar në tender një firmë që ka shkelur standardet e tenderit të parë, me të njëjtin objekt shërbimi? Kush fshihet pas këtij klientelizmi të hapur?! 

AKADEMIA E SIGURISË-TIRANË

Njoftim për lidhje kontrate
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Akademia e Sigurisë, Sauk Tiranë, Tel/Fax 
2. Lloji i procedurës: Procedurë e hapur mbi kufirin e lartë monetar. 
3. Objekti i kontratës/marrëveshjes: Shërbim gatim dhe shpërndarje ushqimi (Catering)
4. Fondi Limit: 86,373,628 (tetëdhjetë e gjashtë milionë e treqind e tridhjetë e tre mijë e gjashtëqind e njëzetë e tetë) lekë pa TVSH 
5. Vlera totale përfundimtare e kontratës: 103,536,203.18 (njëqind e tre milionë e pesëqind e tridhjetë e gjashtë mijë e dyqind e tre, pikë tetëmbëdhjetë lekë me TVSH, vlerë kontraktimi 
6. Data e lidhjes së kontratës: 11. 05. 2017 

Çfarë “sekreti” qëndron realisht, pas anulimit dhe përsëritjes së këtyre tenderëve

BASHKIA KORCE 
Njofton, se procedura e prokurimit me objekt: ”Vijëzimi i rrugëve”, parashikuar për tu zhvilluar në datën 19.05.2017, anulohet për shkak të ndryshimit të fondit limit, i cili ishte hartuar gabim. 

BASHKIA ROSKOVEC 
Njofton se procedura e prokurimit “Kërkesë për propozim”, me objekt “Blerje baze materiale për K.U.Z, Lagja “Agaçaj”, anulohet për shkak se operatori ekonomik fitues është tërhequr nga nënshkrimi i kontratës, për shkaqe objektive.

SPITALI RAJONAL SHKODËR 
Njofton anulimin e procedurës së prokurimit, kërkesë për propozim, të ndarë në “Lote”, me objekt: “Blerje kite dhe reagentë”, me fond limit 2 083 000 (dy milionë e tetëdhjetë e tre mijë) lekë pa TVSH. Arsyeja e anulimit është, se asnjë nga operatorët ekonomik, nuk i plotësonte kriteret për kualifikim. 

BASHKIA PATOS 
Njofton se procedura e prokurimit “Kërkesë për Propozim”, me objekt: “Ndërtim K.U.Z ne Dukas”, zhvilluar në datën 09. 05. 2017, ora 11:00, anulohet për arsye se operatori i vetëm pjesëmarrës, nuk është kualifikuar nga ana e KVO, për vazhdimin e procedurës dhe lidhjes së kontratës. 

NDERMARRJA E SHERBIMEVE PUBLIKE, BASHKIA KORÇË 
Njoftojmë, se bëhet korrigjimi i emrit të kontraktonit, për procedurat e mëposhtme të prokurimit, të publikuara në “Buletini i Njoftimeve Publike” Nr. 17, datë 02. 05. 2017, për “Lotin” 1 dhe “Lotin” 4, me objekt: “Blerje materiale e pajisje elektrike”. Emri i kontraktorit ishte “HEST”sh.p.k”-“A&T” sh.a., bëhet “HEST” sh.p.k,, sipas formularëve të mëposhtëm për njoftimin e kontratës së nënshkruar.
Sigal