“Ajsberg”/ Detaje të reja nga investigimi, PAMJET e dëshmitarit dhe gazetarit në lokalin e Agron Xhafajt

1554
Sigal

Ashtu siç ishte njoftuar, detaje të reja do publikohen sonte në emisionin “Ajsberg” të gazetarit Artur Çani në lidhje me çështjen më të nxehtë të momentit në politikën shqiptare siç është ajo e audio-përgjimit për vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj.

“Ajsberg” do të publikojë pamje të gazetarit Jetmir Olldashi dhe dëshmitarit Albert Veliu në lokalin e Agron Xhafajt.

Gjithashtu gazetari Jetmir Olldashi do të tregojë itinerarin me Albert Veliun si dhe pamjet e komunikimit telafonik, Veliu-Xhafaj për drogën.

Për më tepër nqiqni emisionin “Ajsberg” ku gazetarët  Artur Çani dhe Jetmir Olldashi do të bëjnë të njohura të dhënat e reja mbi investigimin për Agron Xhafajn.

Kujtojmë që sot gazetari ka dhënë dëshminë e tij dhe në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku dëshmuan më herët dhe tre zyrtarë të PD-së.