“Ai që na vrau vajzën do ta paguajë shtrenjtë!” Flasin prindërit e Ariela Muratit

991

Disa orë pas vdekjes së 21 vjeçares Ariela Murati, prindërit e saj të cilët jetonin në një fshat të Fierit kanë ardhur në Tiranë për të parë të bijën e tyre të pajetë.

Sigal

Përveç lotëve dhe të bërtiturave në pavionin e morgut në Tiranë, familjarët janë shprehur shkurtimisht se djali që ka kryer krimin do ta paguajë atë që ka bërë.

Dhimbja është e madhe dhe familjarët e Ariela Muratit nuk janë prononcuar për median. Trupi i 21 vjeçares qëndron ende në morg dhe pritet një vendim për largimin e saj të nesërmen, ditë dhe kur do të bëhet varrimi. Ende nuk është mësuar se ku do të prehet trupi i 21 vjeçares, e vrarë këtë mesditë nga 23 vjeçari Aldison Beluli, i cili nuk e përballoi refuzimin e rradhës që i bëri Ariela.

Nga ana tjetër, në rrjetin social, kanë qenë dhjetëra miq trë Arielës të cilët kanë shkruar apo postuar foto të viktimës së sotme. Për më tepër ndiqni fotot e mëposhte dhe mesazhet mjaft prekëse të miqve të 21 vjeçares, e larguar nga kjo botë në mënyrën më të padrejtë të mundshme.