Agron Nurellari/69-vjet nga masakra e Çezmës së Thatë, Berat

994
Sigal

Në maj të 1944-s së bashku më gëzimin e lirisë që po i trokiste vendit tonë ngelën edhe plagë si vrasje, shkatërrime, djegie dhe krime të tjera që bënin armiqtë. Këto ngjarje të dhimbshme populli ynë përherë I kujton për të mprehur vigjilencën. Kjo është kuptimplotë. Armiku kur jep shpirt egërsohet, kur ngordh do të kafshojë ashtu siç vepruan nazistët gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre në masakrën e Çezmës së Thatë. Kështu midis dëshmorëve që në çlirim u bënë 28 mijë, në 26 maj të vitit 1944, në fshatin Vodicë, afër Beratit pranë Uznovës u masakruan 72 punëtorë. Armikut i digjet toka nën këmbë edhe pse kishte vendosur terror me zjarr dhe hekur ai kudo pësonte disfata nga goditjet e forcave çlirimtare dhe popullit kryengritës. Qytetet po çliroheshin një e nga një. Në këto kushte ata edhe njëherë mbollën panik, duke qëlluar në ditë të shtunë, ditë pazari ora 12 mbi punëtorët që punonin në ndërtimin e rremës së Pashait-Hoxhaj-Berat. Tek vendi ku ishte çezma e thatë, që tani më nuk do të nxjerrë ujë, por do të kullojë gjak. Ata ishin pa asnjë mbrojte veç kazma, lopata dhe trastat e bukës, punonin diell-diell, për atë copë bukë për fëmijët që çdo ditë ua kripnin me djersën e ballit dhe sot do ua stolisin me gjak. Informacioni nga spiuni u kishte shkuar gjermanëve se në këtë vend kishte mbledhje të ndryshme, lexoheshin komunikata, shpërndaheshin materiale luftarake dhe mobilizoheshin partizanë për në mal, të dhëna nga spiuni Qemal Rëra etj., tregojnë ish -pjesëmarrësit që mbetën gjallë, Sabri Dashi, Xhezmi Gajda, Servet Kullahu, Hekuran Toska etj.. Më 26 maj 1944,  para ngjarjes tek çezma e thatë vijnë forcat gjermane të shoqëruara nga tradhtari me motoçikleta. Ata kontrolluan në terren, mbasi u larguan të parët ç’të shikojmë, nuk vonojnë nga tre drejtimet me formacion luftimi me forca të shumta dhe mjete të blinduara ja mbërritën gjermanët. Kalojnë përtej lumit në Çorbaxhias (Bilsh) një grup në Poçallas (Blloku i Fiqve sot) të tjerët mbi kokat tona. Ne ishim aty mbi 100 vetë, po bënim pushimin e drekës dhe po hanim ushqimin. Kalon pararoja i tyre pa nesh dhe kur del tek Kryqi i Qajasit, tek kthesa e Bojës, hedh tre granata. Manovër menduam ne. Por jo? Në çast nga tre drejtime mbi ne punëtorët e paarmatosur shumë gryka armësh villnin zjarr. Gjaku derdhej rrëke. Brenda pak minutash në një territori prej 200 metrash u vranë 72 vetë me bukë në gojë. Ata endi nuk kishin njomur bukën me ujin e shtambave që pruri Lili Çapi 13 vjeç, i cili u vra i fundit. Mizoria nuk mbaroi me kaq. Ata shkojnë mbi kufoma i kontrollojnë dhe i qëllojnë me revolver në kokë kur jepnin shpirt. Trupat e vrarë i ngarkuan në karrocën e bashkisë dhe i çuan në dy anët e rrugëve të pazarit për të ngjallur panik, por dhe për të identifikuar të njohurit. Familjet qytetarë beratase u tronditën, por nuk u trembën, si nderuan viktimat duke i varrosur me urrejtje në shpirt nisën bijtë e tyre në mal që të shpejtonte liria. Alarm e panik u krijua në kampin armik për këtë hedh dritë dhe dokumenti i Prefekturës së Beratit, 32332 që njoftonte Ministrinë e Brendshme,për ngjarjen e 26 majit në vazhdim ora 16:30, janë vrarë banditë dhe plagosur të tjerë. Por të sakta nuk I kemi të dhënat sepse zona është në influencën e komunistëve. Çdo vit aty mblidhen familjarë veteranë, pasardhës, kolektiva shkollash dhe repartesh ushtarake duke dëgjuar fjalën e veteranëve në vite si: Orhan Frashëri, Anastat Arbëri, Skënder Mustafai, Feta Mimani, Jani Pasko, Muhamet Jaho, Vala Gushali, Aleko Boço. Dhimitër Dheskali etj., materialet e të cilëve ruhen në muze së bashku me fotot, disa prej të cilave po i botoj.

Zona përreth lulëzon me bllokun e fiqve të rroshnikas 185 mijë rrënjë në themel të të cilëve është gjaku i të rënëve që kurrë nuk harrohen e do të kujtohen.