Agron Llakaj përlotet për Muhamet Likon: Humbëm një nga legjionarët e humorit shqiptar!

596
Sigal

Sot i gjithë arti shqiptar është në zi. Dje u nda papritur nga jeta Muhamet Liko,
aktori i dashur i humorit për të gjithë shqiptarët. Liko ndërroi jetë në moshën 64 vjeçare.

Vdekja e tij tronditi shqiptarët kudo në botë, që e adhuronin Muhamet Likon dhe hidhëroi kolegët pa masë. Aktori Agron Llakaj në veçanti u shpreh se lajmi ishte i hidhur “helm”.

“Sot është një ditë e rëndë, e hidhur helm dhe e trishtuar.

Lajmi që ti Meti i dashur u ndave nga ne, jo thjesht më bëri të mos i mbaj lotët, por humbja është e madhe, jo thjesht fizike për ty Meti i dashur, por për humorin shqiptar dhe për të gjithë shqiptarët që humbëm një humorist të rrallë, familja njeriun e dashur dhe Vlora një nga legjionarët e humorit shqiptar.

‘Ata janë katër… Mosketieri i pare na la’. Lamtumirë Meti i dashur…”, shkruan Llakaj në rrjetet sociale.