AGRON HETOJA BIE NË GRACKËN E PËRGJIMIT

1088

Skandali/ Drejtori i KESH, Agron Hetoja presion në selinë e firmës “Muhr
Gmbh” në Gjermani, për ta larguar nga tenderi i HEC-Koman

 

Drejtori i KESH të Shqipërisë, Agron Hetoja është futur tashmë në
“arkivën” e Kompanisë Gjermane “Muhr Gmbh” me qendër në Gjermani dhe me
aktivitet ndërkombëtar të pastrimit të avancuar me leverdi kohore e financiare
të HEC-ve në shtetet më të fuqishme të globit. Pikërisht, me pastrimin e HEC-it
të Komanit, ka lidhje edhe skandali që ka bërë drejtori i KESH-it të Shqipërisë,
pazarxhiu Agron Hetoja, i cili e ka çuar fiktivisht dhe qëllimisht në 2
miliardë lekë, vlerën limit të tenderit për pastrimin e HEC-Komanit, ose 3 herë
më tepër, tender i nisur si proces në datën 30 gusht 2016, pas 9 vitesh
zvarritje e falsitete të inskenuara, për t’ia dhënë klientit të paracaktuar
prej tij! Që të realizonte skenarin dhe skemën e pisët antiligjore për t’ia
dhënë tenderin klientit me të cilin ishte futur e është futur në pazar,
drejtori Agron Hetoja nuk mund të vepronte vetëm me letrat dhe dosjet false që
kishte hartuar, me proceset zvarritëse, me kriteret e sajuara në çdo 3 muaj, me
publikimet dhe mos zhvillimet e tenderit në çdo 4 e 6 muaj. Por duhej të
largonte nga pjesëmarrja në tenderin 2 miliardë lekë, firmën gjermane “Muhr
Gmbh” që ofronte vlerën financiare 3 herë më të ulët dhe që me këtë vlerë
ofertuese (vlerë reale) garantonte sigurinë dhe cilësinë më të madhe e afatgjatë
të pastrimit të HEC-Koman. Por që “fatkeqësisht”, nuk ofronte ryshfet për
drejtorin Agron Hetoja dhe bandën e tij, ndaj duhej nxjerr jashtë garës kjo
firmë me teknologji moderne e potencial të madh, që po u bllokonte rrugët e
vjedhjes me procedura dhe letra fiktive, të afro 50% të vlerës së shpallur të
tenderit. U provua dhe u testua me çdo lloj makinacioni prej bandës “Hetoja” në
KESH, që Kompania Gjermane “Muhr Gmbh” nuk mund të eliminohej dot me garë të
hapur, në tenderin për pastrimin e HEC-Koman, mbasi kishte “CV” dhe ofertë më të
mirë. Çfarë duhej bërë? Pas konsultave me mafien e tenderëve korruptiv e
kriminal në Shqipëri dhe rajon, madje deri në Rusi e Serbi, drejtori Hetoja
futi në veprim një skenar tjetër, që kishte për bazë testimin, provokacionin
dhe kërcënimin e “butë” të Kompanisë Gjermane “Muhr Gmbh” brenda në zyrat e saj
në Gjermani! Ishte një guxim, por edhe realitet që u fut në veprim me urgjencë
prej drejtorit Agron Hetoja, i cili u nis drejt Gjermanisë, duke shkuar në
zyrat qendrore të Kompanisë Gjermane “Muhr Gmbh”. Sipas provave të gjendura në
“arkivën” zanore e filmike të regjistruar prej Kompanisë Gjermane “Muhr Gmbh”,
rezulton një skandal i rëndë shtetëror! Eshtë një video e bisedës, që drejtori Hetoja
ka bërë më drejtuesin e kompanisë “Muhr Gmbh” në zyrat e kësaj kompanie në
Gjermani. Kjo bisedë provon plotësisht aktin korruptiv dhe skenarin mafioz të
futur në zbatim prej drejtorit të KESH-it shqiptar, Agron hetoja, për të
testuar dhe kërcënuar firmën gjermane, që ajo të dilte “me dëshirë”, ose me
pahir prej garës për tenderin e pastrimit të HEC-Koman. Këtë video, firma
gjermane “Muhr Gmbh”, ka vendosur ta depozitoj në zyrën Anti-Korrupsion në Kryeministri
dhe në institucionet e drejtësisë e të shtetit shqiptar. E në rast të heshtjes
prej Shtetit Shqiptar, duke kërkuar mbështetjen e shtetit gjerman (të cilën
tashmë e ka marrë plotësisht), firma gjermane “Muhr Gmbh” do ta transmetoj skandalin
publikisht në qendër të Tiranës dhe në mediet e gjithë botës! Nga ky regjistrim
skandaloz me përmbajtje të plotë skenar mafioz futur në veprim prej një
drejtuesi të lartë të një shërbimi qendror ekonomik strategjik të Shtetit
Shqiptar, po përmendim vetëm një fakt: Me propozimet dhe presionet që kompania
Gjermane “Muhr Gmbh” të largohej nga gara e tenderit, “beu” i KESH, Agron
Hetoja udhëtoi me urgjencë drejt Gjermanisë, me vend-mbërritje në selinë qendrore
të firmës gjermane, duke takuar pronarin dhe presidentin e saj, ing. Erhard
Muhr, të cilit i thotë: “Mos merr pjesë në këtë në këtë tender, mbasi nuk të
jap dot procesin e ndërtimit të vinçit, por edhe sepse gjerat janë acaruar e
nuk dihet se çfarë ndodh…, sepse… Shqipëri hesapi”. Pra, drejtori Hetoja
udhëtoi drejt Gjermanisë, për t’i kërkuar largimin nga gara, firmës që e kishte
fituar tenderin me ofertë 300 milionë lekë më pak se oferta e sajuar nga kupola
e KESH! Gazeta “Telegraf” do bëj publike jo vetëm bisedën, jo vetëm pamjet e
vizitës së drejtorit Agron Hetoja në zyrat e firmës “Muhr Gmbh”, por edhe
tekstin e “e-maileve” të dërguar shpesh prej tij, në adresë të pronarit të
firmës gjermane, me “propozime” për të mos marrë pjesë në tenderin e pastrimit
të rrjetave të HEC-Koman, tender i cili u zhvillua në datën 30 gusht e pritet të
shpallet formalisht dhe fiktivisht “fituesi” i paracaktuar prej drejtorit Agron
Hetoja…

Sigal