Agjentë të SHISH zbarkojnë në Elbasan dhe Cërrik

614
Ndoshta ishte dashur një shkrim gazete, dhe një kronikë televizive e huaj, që strukturat e shtetit që e kanë detyrim ligjor parandalimin, evidentimin dhe asgjesimin e çdo lloj orvatje nga elementë ekstremistë e rradikalë, të nisnin punën e tyre. Deri sot nuk janë parë më shumë agjentë të shërbimit sekret në qytetetin e vogël dhe rrethinat e tij, pasi mediat e huaja “paralajmëronin” dhe jepnin të dhëna mbi gjoja “rrezikun e rradikalëve islamikë në Shqipëri”. Burime tepër të besueshme nga këto struktura i thanë “Telegraf” se “prej disa ditësh agjentë të SHISH janë parë në Cërrik dhe rrethina (por edhe Elbasan), duke syrvejuar dhe gjurmuar elementë të dyshuar si personazhe të kronikave televizive dhe shkrimeve të gazetave të huaja. Ata kanë marrë kontakte edhe me Komisariatin e Cerrikut dhe Elbasanit, të cilët për hir të së vërtetës duhet thënë se, ishin dhe mbeten plotësisht të painformuar mirë lidhur me probleme të tilla kaq shqetësuese. Fakti është se 90 per qind e atyre që thuheshin në televizionet dhe mediat e shkruaja të huaja, në realitet mbeten sajesa të zbukuruara dhe i përkasin një periudhe tjetër, por gjithsesi SHISH ka nisur të bëjë ndoshta për herën e parë detyrën e tij seriozisht. Agjentët e shërbimit sekret kanë marrë kontakte edhe me struktura të tjera vendore të asaj zone, persona të ndryshëm, familjarë të tyre dhe duket se do të ndalen gjatë në qytetin e vogël të Cerrikut, si dhe në Mollas, Gostimë, madje edhe në Elbasan. Xhamia e re e Cërrikut konsiderohet një objekt fetar i ndërtuar “jashtë juridiksionit” të Komitetit Mysliman Shqiptar. Por realisht, ajo nuk është diçka që prodhon radikalizëm dhe esktremizëm, pasi ata mjafton të jenë në rregull me ligjet e shtetit shqiptar. Por KMSh i konsideron këto xhami si “jashtë juridiksionit”, çka do të thotë jashtë kontrollit. Por të këtij mendimi në Cerrikun e vogël nuk janë besimtarët që shprehen se “kjo do të thotë shpërfillje e institucionit qendror KMSH, dhe nuk përbën ndonjë rebelim në mënyrën dhe promovimin e ushtrimit të besimit”. Besimtarët e xhamisë së pavarur nga KMSh shprehen se “ne veprojmë në mënyrë të pavarur nga KMSH-ja por realisht kemi vendosur bashkëpunim të rregull me atë institucion”. Komuniteti i besimtarëve të Cërrikut kërkojn që të vazhdojë aktivitetin normal kjo xhami, pasi thonë se “asgjë e keqe nuk vjen nga përkushtimit të tyre fetar, shoqëria fiton vetëm vese të mira”. Përsa i përket rrezikut të përfolur që “Cerriku është vendi nga ku mblidhen rekrutët që nisen drejt ISIS” besimtarët në Cerrik shprehen se “mendojmë se janë mashtrime ashtu si edhe shkrimet dhe kronikat televizive në mediat e huaja, që kërkojnë të përhapin panik, pasi deri tani nuk është regjistruar asnjë incident i tillë ”. Por pavarsisht deklaratave të tyre, dhe besimit të tyre se “në Cerrik nuk ka asnjë rrezik të tillë”, agjentët e shërbimit sekret kanë nisur dhe vazhduar detyrën e tyre. Nga burimet e besueshme mësohet se në listën e agjentëve të shërbimeve sekrete shqiptare janë mbi 15 persona që kanë dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushëm e besimit musliman, në Cerrik dhe zonat rreth tij. Hetimet ndaj tyre do të jenë të koordinuara me informacionet dhe agjentët e strukturave të tjera të specializuara të Antiterrorit. Reportazhi “La Stampa”-s ku thuhej qartazi se “Në Cerrik, atje ku mblidhen ushtarët për ISIS”, pavarsisht të pavërtetave dhe trillimeve dashakeqëse, mbetet një këmbanë alarmi për shërbimet inteligjente shqiptare të cilat shpesh zgjohen nga gjumi kur zhurma nis dhe bëhet nga jashtë, dhe kur alarmin e japin qoftë edhe media të huaja. 
Alma JONUZI

Shkrimi u botua në Gazetën Telegraf të datës 23.01.2016