Agjencitë e inteligjencës të parandalojnë blerjen e zgjedhjeve

394
Sigal

“Agjencitë e inteligjencës të paralandalojnë skenarin e Ramës për blerjen e zgjedhjeve”

 

“Edi Rama ka porositur mbjelljen e qindra mijërave fidanëve kanabis, me qëllimin e vetëm blerjen e zgjedhjeve lokale”. Kështu është shprehur ish-kryeministrit Berisha, i cili thekson se një urdhër i tillë jepet pak para zgjedhjeve lokale dhe për të zbutur pakënaqësinë që ekziston ndaj Qeverisë aktuale. Ndër të tjera, Berisha rikujton se vatrat e zjarrit të përhapura gjerësisht në vendin tonë, janë bërë vetëm e vetëm për mbjelljen e lëndëve narkotike. Ish-kryeministri nuk ngurron t’i bëjë thirrje, Interpol, Europol, agjencive të tjera që luftojnë drogën nga vendet partnere të ndërhyjnë për të bllokuar këtë situatë, e cila sipas tij mund të ketë pasoja shkatërrimtare për vendin tonë.

“Porositen qindra mijra fidanë dhe po përgatiten mbjellje të mëdha kanabisi! Të dashur miq, burime shumë mirë teëinformuara njoftojnë se narkoqeveria e narkoshtetit ka vendosur të nxisë përsëri mbjelljen masive të Kanabisit në Shqipëri për të zbutur pakënaqësinë masive që ekziston sot ndaj qeverisë dhe zbutur shkallën e revoltës në rritje të masave kundër narkoqeverisë. Qëllimi i dytë i këtij operacioni me megakriminal të kobshëm që u parapri nga qindra e qindra zjarre në mars si kurrë ndonjëherë më parë (për të hapur qindra e qindra hektarë për hashash) është përdorimi i mbjelljeve dhe produkteve të hashashit për qëllime të blerjes së zgjedhjeve që po duken në horizont. I bëj thirrje Interpolit, Europolit, agjensive të luftës kundër drogës të vendeve partnere të marrin çdo masë dhe ushtrojnë çdo presion kundër narkoqeverisë dhe narkoshtetit shqiptar dhe të bllokojnë këtë mega afere me pasoja shkatërrimtare për Shqipërinë por tejet të dëmshme edhe për rajonin.”-shkruan ish-Kryeministri.