Agim JAZAJ/ Një kreybashkiak për Vlorën, jashtë stallave të ndotura të politikë-rrënim-rrëmbimit…

1038
Opinionin e qytetarëve vlonjat, bijëve e bijave të tyre, soj e sorrollopit, brenda dhe jashtë vendit me sy e vesh të mprehur në Atdheun e tyre, ku u ka bërë koka dëng, e shohin dhe e ndjejnë dhimbjen deri në palcë, në klithma e ulërimë: çilimijtë dhe të moshuarit, të sotmen e kërcënuar dhe të nesërmen e pa sigurtë nga politika e rrënim-rrëmbimit- dhe e kriminalizimit! Gjithë moshat, me dhe të pa drejtë vote, e shprehin hapur, qoftë në rrethet familjare, miqësore e shoqërore, në faqet e rrjeteve sociale, më e shpejtë dhe më e përhapura deri dhe në mediat pamore, shkoqur dhe hapur, dje dhe sot, te “Sheshi i Flamurit”, pa i’u dridhur qerpiku, me zë dhe figurë, me doza dhimbjeje, për pasigurinë dhe pafytyrësinë e politikës- rrënuse për gati një çerek shekulli, pasigurinë e të nesërmes për vete, fëmijtë, niprit dhe mbesat, po dhe për vet politikërrënuesit… 
Qytetaria vlonjate synon, kërkon dhe merition:
-Një kryebashkiak të ketë lindur, të jetë rritur në Vlorën e Flamurit dhe të Pavarësisë! 
-Një kryebashkiak të jetë së pari qytetar dhe më pastaj të bëhet zyrtar!
-Një kryebashkiak nisur nga më të thjeshtat: 
-Të ketë lexuar, të jetë frymëzuar nga vepra e jeta e Ismail Qemalit. 
-Të dijë varrin e themeluesit të shtetit shqiptar, te “Sheshi i Flamurit”, ku prehen eshtrat e tij, të ketë qenë vizitor në “Muzeun e Pavarësisë”.
-Një të zgjedhur që të ketë shkelur me këmbë ndoshta në gjithë gjeografinë e Vlorës që nga: Kuçi, Vërmiku, Sevasteri, Selenica, Novosela, Sazani, Dukati, Qeparoi, etj. 
-Një kryebashkiak, i dhimbsur e solidar, të dijë të këndoj labçe, solo, po dhe me çifteli! 
-Të ngjajë një fije dhe të ketë lakmi në Ali Asllanin, të mbaj mbi tavolinën e punës veprat e tij të shkruara dhe shkuara me klithmat e sotme: “Koha e Maskarenjve” dhe “Hanko Halla”! 
-Një kryetar bashkie të ketë dëgjuar, apo njohur dhe të ketë pak “prush”, frymëzim nga Kriso Papajani, Sihat Tozaj, Nedin Hoxha, Axhem Gjoni, etj. 
-Të dijë dhe të frymëzohet nga bëmat dhe aktet e kohëve të hershme të: Kanan Mazes, Osman Haxhiut, Jaho Gjolikut, Halim Xhelos, Sado Koshenës, Nuri Luçit, Qeriba Derrit, Zonja Çurres, Mumin Selamit, Zaho Kokës… 
-Një kryebashkiak midis tradicionales dhe bashkëkohores! 
-Një kryebashkiak të ndihet dhe të sillet si qytetar mes qytetareve të vet! 
-Një kandidat ku mund të marë viston prej Skënder Kamberit, Nestor Jonuzit, Alberd Vërrisë, Rakip Shabanit, Arben Meksit, Bradhosh Gaçes, Ngë kryetarët e shoqatave Atdhetare, Anest Bezhani, Birçe Haskos, Luan Muametit…
-Një Kryebashkiak i shoqëruar CV e tij nga shoqatat intelelktuale, jashtë politike dhe atdhetare: Ahmet Demaj, Mustafa Dedenika, Arsim Canaj, etj
-Një kryebashkiak, të ketë qënë dhe emigrant! Ti jap “OK” emigracioni, ndoshta më i madhi Shqiptar! 
-Një kryebashkiak të mos ketë futur as këmbët në stallat e ndotura të politikës! 
-Një kryebashkiak të mos thotë ato që nuk mund t’i bëjë! 
-Një kryebashkiak që tu thotë bashkëqytetarëve të tij: Të vërteta të hidhura e jo gënjeshtra të ëmbëla! 
-Një Zot të votës qytetare, të ngrejë një administratë me fytyrën e qytetarëve vlonjatë, dhe jo të farefisnisë e militantëve të derisotëm! 
-Një kryetar bashkie:Të ndërtojë politika sipas opinionit të qytetarëve! 
-Të fusë në zyrat e shtetit zyrtar dhe jo rrogëtar!
-Një kryebashkiak që ka si të zgjedhur njeriun që qëndron në fund të vatrës, për të shërbyer dhe jo në qosh për të rrëmbyer!
-Një Zot Konaku të dijë dhe të kullandris taksat dhe tatimet e qytetarve! 
-Një i zgjedhur që nuk përdor ironinë, po humorin! 
-Një kryebashkiak zakonor dhe tradicional! 
-Një i zgjedhur të ecë më këmbë, në gjithë rrugët e rrugicat e Vlorës, ditën dhe natën! 
-Të flas dhe të takohet si qytetar mes qytetarëve, ndan rrugëve dhe jo të kakaris nga maja e mikrofinëve, si e ‘Ëma e Zeqos nga maja e thanës!’
-Një i zgjedhur drejt për drejt nga qytetarët, i munguar deri më tani, ku tu flasë bashkëqytetarve hapur, dhe jo me shkelje të syrit!
-Tu prish atyre “muret e trurit”, të ngritura deri më tani nga politikë-shthurja, dhe më pastaj pa kosto t’i detyrojë ata të shembin vetë dhe muret e gurit, që kanë rrethuar e dhunuar qytetin dhe qytetarët, në çdo hap të Vlorës!
-Një krybashkiak t’i bjerë tutje e tëhu qytetit me këmbë dhe të tu flas njerëzve me zemër në dorë, si biri i tyre!
– Të ndihet i vlerësuar dhe i respektuar edhe kur të mos jetë i zgjedhur! 
-Një kryetar bashkie bashkëpunues dhe edukues i qytetarëve, për të ndryshuar mendësinë e ngritur deri më tani në sistem:
-“Prona i takon atij që e Zapton, e Pushton dhe e Legalizon”! Po- prona ka tri kolona të hershme, tradicionale, ngritur mbi qytetërimet dhe traditat e lashta nga: Trashgiminia, Blerja e Dhurimi. Këto kolona janë shëmbur nga politikë-rrumpalla e një çerek shekulli…Politika, kjo stallë e rëndëndotur, për gati një çerek shekulli, i ka shkaktuar këtij vendi dhe popullit gjëma e bëma të pa ndodhura kurrë: Mbi 9000 viktima të vrarë, jetë të humbur nga zullumet e politikës, ligjet antikombëtare, konflikteve të ngritura mes njeri-tjetrit, për pronën etj, etj. 
-Po brenda këtyre stallave a mund të gjesh ndonjë rasat të pa ndotur?!
Është e pa mundur, të gjeshë delen e pastër në stallën e pistë! 
Administrata e ngritur në sistem, edhe në qytetin e Vlorës me prurje dhe prirje rurale, madje e zbritur nga jashtë Vlorës, duke fyer qytetarinë vlonjate, për “defiçencë kapacitetesh”, ka sjellë koston e rëndë dhe për Vlorën! Dhe jo pa shkak, nga kjo polikë-bërje! Sepse: Qytetaria vlonjate është vështirë për tu keqpërdorur dhe lehtëpërdorur për punë të liga, të zullum,-politikë-pushtetit! 
-A është e lehtë për të gjetur një kandidat, kandidate, model për kryetar bashkie në Vlorën e Pavarësisë? 
Jo, nuk është e lehtë! 
Po, nuk është e pa mundur! 
Sigal