Agim Çiraku nderohet nga Komiteti i Veteranëve të Luftës nacional Çlirimtare me titullin “Nderi i Komitetit”

732
Sigal

Agim Çiraku: Do respektojmë me fanatizëm Luftën Nacional
Çlirimtare si amanet të prindërve

Arben Progonati

Sot  në ambientet e
gazetës “Telegraf” u zhvillua ceremonia e dekorimit të botuesit të gazetës
“Telegraf” z. Agim Çiraku me titullin “Nderi i Komitetit”  nga Komiteti I Veteranëve të Luftës nacional
Çlirimtare. Merrnin pjesë kryetari I këtij Komiteti shoku Rustem Peçi,
Sekretari Odise Porodini, Kryetari gazetës “Kushtim Brezash” Gjikë Kurtiqi,
veteran dhe anëtar të këtij komiteti, gazetarë të “Telegraf”, pjesëtarë të
familjes Çiraku, të afërm të familjeve të veteranëve etj…

 

Në fjalën e tij përshëndetëse
z. Agim Çiraku theksoi:

Falënderoj Komitetin e Veteranëve të Luftës Nacional Çlirimtare
për këtë vlerësim. Unë rrjedh nga një familje patriote ku gjithë fisi im gjatë Luftës
Nacional Çlirimtare u radhit në krah të kësaj lufte patriotike kundër
pushtuesit nazifashist. Personalisht respektoj me shumë krenari këtë luftë e
cila na solli lirinë. Për mua dhe familjen time 7 prilli i vitit 1939 deri më
29 nëntor 1944 është një nga periudhat më të lavdishme të historisë së popullit
tonë. Në këtë luftë ne përcollëm cilësitë dhe virtytet më të mira të popullit
shqiptar. Ndaj ju premtoj, se gazeta të cilën unë botoj do ta respektoj këtë Luftë
duke përcjellë momentet më reale dhe më heroike të saj, histori dhe dëshmi
botime dhe memorje historike të saj. Respektoj dhe mbaj me shumë dinjitet
amanetin e babait tim i cili u plagos në këtë luftë duke më përcjellë mesazhin
se kjo luftë është më heroikja që ka bërë populli shqiptar në shekuj. Këtë luftë
nuk e bënë individët por e bëri gjithë populli shqiptar patriotik. Luftën tonë
e kanë vlerësuar të gjithë shtetet perëndimore që luftuan në krah të
koalicionit antifashist. Është nder për mua që 
gazeta “Telegraf” përcjell mesazhi e kësaj lufte, që mban gjallë traditat
e popullit tonë për liri dhe sovranitet. Ju falënderoj dhe njëherë për këtë
vlerësim dhe ju jap fjalën se gazeta “Telegraf” do jetë përcjellëse e fjalës
suaj, e fjalës së bukur, e fjalës së trimërisë, e fjalës së patriotizmit. Kush
nuk vlerëson Luftën Nacional-Çlirimtare qëllimisht  shpreh rezerva ndaj lirisë, demokracisë së
popujve. Edhe Franca pas Luftës së Dytë Botërore i dënoi të gjithë tradhtarët,
ndërsa tek ne historia e sotme po bën të kundërtën. Duhet të jemi të sinqertë
me historinë, me popullin, me Luftën se koha të ndëshkon,  nëse vepron në kundërshtim me vlerat e një
populli që aspiron për liri dhe demokraci.

 

Rustem Peçi, Kryetar i Komitetet të Veteranëve të Luftës:

Lufta Nacional Çlirimtare, më heroikja, ta ruajmë nga
baltosja

 

-Fronti
Antifashist Nacional ishte Fronti që mori përsipër çlirimin e Shqipërisë nga
boshti nazifashist. Të gjithë ata që drejtonin këtë front, ishin njerëz të
shkolluar, të ditur, atdhetar
ë, patriotë. Ata kishin në gen luftën
shekullore që kishin bërë të parët tanë për liri. Prandaj Fronti Nacional Çlirimtar
nën udhëheqjen e PKSH, u mobilizua i gjithi kundër pushtuesve të vendit. Po
them bindshëm, se gjithë bota e qytetëruar e vlerëson luftën e popullit të vet ë
liri e pavarësi, ashtu siç vlerëson dhe rolin e popullit tonë në Luftën e Dytë
Botërore. Po ne ç’po bëjmë  sot? Po e
shkelmojmë këtë luftë, po e hedhim poshtë. Të shkelmosh historinë tënde, traditën
tënde, të parët e tu, është  tradhti në
kuptimin e plotë të fjalës. Ne nuk themi që ço gjë pas çlirimit të atdheut  qe e drejtë, e mirë. Mund të them se rruga që
po orientoheshim ishte e drejtë, por se si u zbatuan ato ideale, u pa që kishte
dhe mangësi kishte dhe mosrealizime, kishte dhe gabime, kishte dhe të
panjohura. Po ecnim në rrugë të pa shkelura. Megjithatë  ne si Komitet i Veteranëve mbrojmë historinë
e Luftës Nacional Çlirimtare që nga 7 prill 1939 deri më 29 nëntor 1944. Ne nuk
themi se në ndërrimin e socializmit kishte vetëm drejtësi dhe asnjë gabim. Në
periudhën socialiste u bënë shumë gjëra, u bënë shumë ndërtime, u bënë shumë
vepra industriale. Sigurisht u bënë dhe gabime. Po ku janë sot gjithë ato vepra
që u ndërtuan? Ku janë gjithë ato fabrika, uzina, kantiere, kombinate? Ku janë
ato kanale ujitëse apo kulluese  dhe ndërtime
të tjera ushtarake? Ku janë gjithë ato rezerva shteti? U prishën, u shkatërruan,
u vodhën. Gjithë pasuria e shtetit u shit për skrap.  Ata q
ë duan shkatërrimin e atdheut
i bëjnë këto gjëra që të fshehin ndërtimet e bëra më mund dhe djersë nga
populli heroik. Populli ynë është shumë i vuajtur, është shumë i ndrojtur. Ndaj
është detyrë e gazetarëve të na japin kuraje qytetare, të na japin krah që të
ruajmë vlerat e kombit tonë. Ne duam mendime të reja, për të ruajtur vlerat, për
të qenë më fisnikë më atdhetarë, më largpamës.  Ne nuk duhet të lejojmë sot që mbi
patriotizmin dhe heroizmin e popullit të hidhet baltë.  Por e them se hedhin baltë ata që duan të
fshihen, ata që kanë lyer duart, ata që kanë bërë prapësia. Ne jemi katandisur
në pikë të hallit. Nuk jemi të zot të zgjidhim hallet e popullit tonë. Për çdo
gjë trokasim dyerve të Evropës dhe Amerikës. Për çdo veprim ngremë duart lart
dhe nuk mund t’i japim drejtim. Të gjitha hallet po na i qajnë të huajt. Këtu është
katandisur Shqipëria jonë. Me sytë nga i huaji, me sytë nga të tjerët. Tek ne
mungon shteti, drejtuesit dhe po fiton terren reaksioni. Shqipëria është një
vend i bukur dhe të gjithë e kanë lakmi, por sot ne nuk po shijojmë asgjë, se
mbi çdo gjë ka nisur në mes nesh armiqësia dhe përjashtimi i njeri tjetrit. Çdo
vlerë përbaltet e çdo përpjekje për t’u ringritur shkatërrohet.  Se s’kemi gjetur fjalën mes nesh ndaj na kanë
lënë të ndarë në 5 shtete. Në emër të dashurisë për vendin dhe popullin tonë të
urtë e të vuajtur le t’i kthehemi vetëvlerësimit dhe krenarisë për genin e shqiptarizmës
për të cilin kemi derdhur aq gjak. Ndaj duhet ta duam historinë e Luftës, duhet
ta respektojmë atë, duhet ta transmetojmë, si një nga faqet më ndritura të
vitalitetit, trimërisë që populli shkroi pikërisht në këtë epopet.