Agallarët e sindikatave kanë grabitur 2.3 miliardë euro pasuri

880
Vjollca KUTA

“FORCA E LIGJIT”/ Qeveria vendos të hapë “gropën e zezë” të krimit me pronat e sindikatave, me vlerë aktuale 2.3 miliardë euro
Është bërë verifikimi i gjendjes fizike, “Veting”-u ekonomik do të rikthejë në fondin e pasurive kombëtare pronat e vjedhura, të shkatërruara, të shitura, të falura e tjetërsuara
Burime nga zyrat e kryeministrisë, bëjnë me dije, se qeveria shqiptare, ka futur në “listën” e operacionit “Forca e Ligjit” edhe hetimin, zbardhjen dhe goditjen e krimit gjigant, që është bërë me pronat e sindikatave, të cilat kanë qenë dhe mbeten pasuri kombëtare, por që janë trajtuar si “plaçkë” private e batakçinjve të sindikatave, maskuar pas një dekret-defter bakalli të para 25 viteve, të pa votuar në parlament, me qëllim “joshës”, për të mbajtur peng këto grupime sociale, që realisht ishin dhe kanë mbetur banda partiake, me telekomandë majtas e djathtas, në krye të të cilave, u vendosën qëllimisht individë “llum i shoqërisë”, tipa perversë, me damka morale, injorantë që nuk dinë të shkruajnë as emrin e tyre, ish-spiunë sigurimi e të çdo lloj marke tjetër!

Krim që duhet zbardhur, pasuri që duhen rikthyer, abuzues që duhen ndëshkuar
Është një vendim më se i drejtë, që do të zbulojë përfundimisht, masakrën që gjendet në “gropën e zezë” të pronave të sindikatave, me vlerë totale fillestare 281 milionë euro. Kujtojmë, gazeta “Telegraf” e ka denoncuar me fakte tronditëse krimin fizik, ekonomik, financiar e shtetëror, që, drejtuesit e sindikatave shqiptare, pra të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Shqiptare (BSPSH) e të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve (SPMSH të dyja nën kthetrat e ish-aviator-spiunit të sigurimit Gëzim Kalaja dhe po kështu pronat që i dhanë Konfederatës Sindikale të Shqipërisë (KSSH) dhe Organizatës Sindikale të Naftës (OSPN). Çfarë është bërë me këto pasuri të shumta e të vlefshme, të dhëna për çlodhjen dhe argëtimin e punonjësve shqiptarë, por që u përdorën si burim pasurimi për horrat që uzurpuan e mbajtën peng këto sindikata, të cilave sot pas 27 vitesh, u kanë vendosur emrin “Sindi-kaka”! Zbardhja dhe çuarja para drejtësisë e veprimtarisë së organizuar kriminale me pronat e sindikatave është një veprim i vonuar, por i domosdoshëm që po bënë qeveria shqiptare, gjë e cila ka krijuar panik tek hajdutët dhe shkatërruesit e këtyre pasurive, aq sa pas këtij vendimi, kreu i BSPSH Gëzim Kalaja u ngrit nga shtrati dhe hodhi “gurin e presionit” ndaj operacionit anti-krim “Forca e Ligjit”, duke kërcënuar me gjoja “protesta për statusin e minatorit, “kartë” më të cilën ai po mashtron prej 25 vitesh minatorët! Sipas të dhënave që publikon verifikim-inventarizimi i bërë nga shteti, rezulton se janë zhdukur dosjet e administrimit të pronave të sindikatave, me qëllim fshehjen e gjurmëve të krimeve që janë bërë me to. pronat që u janë dhënë në përdorim sindikatave për çlodhjen dhe argëtimin e punonjësve, janë përdorur si pronë private të çifligarëve Valer Xheka, Gëzim Kalaja, Kastriot Muço, Kol Nikolla dhe jeniçerëve të tyre. Pronat që kanë mbetur “gjallë” nga masakra e bërë deri në vitin 2000 dhe, që gjenden ende nën “thonjtë e pisët” të “kopesë së ujqërve” të BSPSH+SPMSH dhe KSSH e OSPN, po vazhdojnë të përdoren për biznese, për të ardhura nga dhëniet me qira që zhvaten personalisht nga bandat e sindikatave, nga shitjet, tjetërsimet dhe kthimin e tyre në troje ndërtimi pallatesh, vilash, pishinash, motele, hotele e kampingje. Madje, 30% e tyre, deri në vitin 1996, rezulton se janë dhënë edhe si pasuri në përdorim, si kolateral bankar, si ortakëri dhe shumica janë shitur te ish-firmat piramidale. Shumë prona të tjera, janë rrafshuar me “bekimin” e krerëve të BSPSH e KSSH, duke iu falur trojet gjoja ish-pronarëve fals për troje ndërtimesh, prej të cilave krerët e sindikatave (thonë gojët e liga) kanë marrë “thelën” e tyre në vlerë e në natyrë! Ku kanë shkuar miliardat e siguruara nga këto prona, që janë dhënë me qira e janë shitur? Bosët e BSPSH-KSSH e të asaj fantazmës SPMSH, kanë zhdukur dosjet e administrimit të pronave të sindikatave, me qëllim fshehjen e gjurmëve të krimit që kanë bërë me to.

Gati dosja e parë e hetimit, për 70 objektet kryesore
Është hera e dytë në këto 25 vite, që pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme pasuri kombëtare, të marra në përdorim prej sindikatave shqiptare, po kalojnë në filtrin e hetimit. Sipas informacionit që ka gazeta “Telegraf” dhe dosjes së plotë të krimit me këto prona, konfirmohet se qeveria, nëpërmjet operacionit “Forca e ligjit”, ka bërë gati dosjen e parë të hetimit për 70 pasuritë kryesore, kryesisht ish-shtëpi pushimi punëtorësh në zona. Pas dosjes së parë, do të nisë hetimi i pasurive; pallate e shtëpi kulture, të cilat kanë numrin, hapësirat dhe sipërfaqet më të mëdha të mjediseve e të trojeve. Tashmë është nxjerrë nga sirtari inventari fillestar i këtyre pasurive, janë përgatitur dosjet dhe ky inventar po ballafaqohet më verifikimin që është bërë nga qeveria 8 vite më parë, gjë e cila do të vazhdojë me fazën e tretë të hetimit faktik të gjendjes së këtyre pasurive sot. Paralelisht, do të krijohet një dosje me personat që kanë administruar këto prona në kohën kur ato janë dhënë me qira, shitur, janë dhënë si kolateral për bankat, janë dhënë me ortakëri, janë rrafshuar, janë shitur, janë dhënë për ndërtime ose janë blerë nga vetë agallarët e sindikatave, pa harruar hetimin në banka, lidhur me të ardhurat nga qiratë. Në fund është vendosur të kontaktohet me letrat e atyre që kanë marrë prona të sindikatave dhe më pas, do të hapen letrat e sindikatave, lidhur me administrimin e pronave nga krerët e BSPSH+SPMSH dhe KSSH e OSPN. Kujtojmë, që për herë të parë, ky proces administrativ nisi në fund të vitit 2009, veçse nuk u bë hetim drejtësie, por vetëm verifikim i gjendjes fizike, numerike dhe “statusi” i pronave (hipotekimi), në administrim (përdorim) të BSPSH+KSSH, SPMSH, OSPN etj, duke krijuar një inventar shtetëror faktik të tyre. Me kaq, ky inventarizim u mbyll me një dosje letrash, sipas gjendjes faktike ku gjendeshin këto prona dhe u la në heshtje. Po nuk u verifikua asnjë copë pasuri e luajtshme që ishte brenda këtyre objekteve, ndërkohë që vetëm fondi i librave të bibliotekave ishte 1.9 milionë tituj me sasi 9.7 milionë copë, të cilat u vodhën e u shitën nga horrat injorantë që u “graduan” në krye të sindikatave!

Pas 1 viti proces vrojtimi, hidhen në veprim 6 grupe hetimore të operacionit “Forca e Ligjit”
Në datën 23 dhjetor 2009, qeveria shqiptare miratoi një shtesë të posaçme, në vendimin “Për inventarizimin e pronave të paluajtshme shtetërore dhe transferimin e pronave në njësitë e qeverisjes vendore”. Për zbatimin e këtij vendimi, u ngrit Agjencia e Inventarizimit të Pronave të Paluajtshme (AITPP), e cila është nën vartësinë e Ministrisë së Brendshme dhe që koordinoi punën me Ministrinë e Drejtësisë (Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme) në të gjithë vendin, me Këshillat e Qarqeve dhe autoritetet komunale dhe bashkiake. Më tej kjo dosje hetimore u la në heshtje të plotë, pas “lëpirjes” së kreut të BSPSH Gëzim Kalaja, tek qeveria e kohës dhe pas disa pazareve të pista, për të heshtur sindikata ndaj halleve të punëtorëve, por edhe pas joshjes me prona të mbetura. Kjo dosje hetimore, u nxor nga “bodrumi” i ministrisë së Brendshme në datën 1 nëntor 2016, dhe qysh prej atëhere, një grup pune ka nisur dhe tashmë pas 1 viti, ka vendosur nisjen e zbardhjes së krimit gjigant që është bërë me pasuritë e sindikatave, duke klasifikuar hetim në kuadër të procesit të “Veting”-ut, mbasi ka si subjekt hetimi edhe krerët e sindikatave të këtyre 25 viteve pas marrjes në dorëzim-përdorim këto pasuri me vlerë fillestare 281 milionë euro. Sipas burimeve të Gazetës “Telegraf”, pas 1 viti proces vrojtimi, burime nga Ministria e Brendshme, konfirmojnë se janë hedhur në veprim 6 grupe hetimore, struktura anti-krim ekonomik-financiar të operacionit “Forca e Ligjit”, të cilat do të skanojnë gjendjen faktike të këtyre pasurive në 12 qarqet e vendit 
Vlera aktuale e pasurive të sindikatave është 2.6 miliardë euro (nëse do të ishin)
Në bazë të ligjit, sindikatat shqiptare i kanë marrë pronat në përdorim deri me 2020. Pas kësaj do detyrohen t’ia kthejnë shtetit, i cili vendos nëse do të shiten pas vitit 2020, vlerë që sipas ekspertëve të tregut të pasurive të paluajtshme,arrin në 2.6 miliardë dollarë. Por… pjesa më e madhe e këtyre pronave që shkon në 80%, janë shitur e zhvatur nga krerët e sindikatave në mënyrë abuzive. Në zbatim të ligjit të “Veting”-ut, ka një detyrim: Hipotekuesit dhe noterët që kanë bërë veprimet e tjetërsimit me shitje-blerje të pronave të sindikatave, duhet të verifikohen, të evidentohen, publikohen e të shkojnë përpara ligjit, me përcaktimin: Sekuestro dhe burg për të gjithë banditët ish-kryetarë dhe kryetarë aktualë sindikatash, avokatë, noterë, komisionerë kthimi e kompensimi pronash, kryebashkiakë, topografë, zyrtarë kadastrash e arkivash që kanë firmosur letrat e paligjshme të këtyre pronave, nëpërmjet të cilave janë zhdukur e kanë kthyer në pasuri personale pasuritë kombëtare, që janë ndërtuar e financiar me gjakun e punonjësve shqiptarë, kësaj sakrifice kombëtare me të cilën janë tallur e tallen, janë pasuruar e pasurohen me vjedhje kriminale individë dhe grupe individësh me maskë “sindikale”, të cilët kanë braktisur punonjësit.
“Agallarët” e sindikatave të 25 viteve, do të “ftohen” në zyrën e anti-krimit ekonomik
Sipas burimeve të “Telegraf”, mësohet se në “tavolinën” e organit hetimor do të ulen ish-krerët dhe krerët aktualë të sindikatave, të cilat kanë marrë në dorëzim e përdorim këto pasuri kombëtare, të cilat pas 25 vitesh marrje në përdorim, rezultojnë të bëra pasuri private të krerëve të sindikatave, dhurata, të shitura tek privatë, të rrafshuara qëllimisht e të vjedhura si troje gjoja ish-pronarësh mbi të cilat janë ngritur lagje banimi, qendra tregtare, rezidenca tregtare, shkolla private, vila e gjithçka. Pikërisht këto do të hetohen, për të zbuluar se ku kanë përfunduar pronat e paluajtshme të sindikatave, ku një vlerë e madhe financiare kanë qenë edhe pasuritë e luajtshme, të cilat arrijnë në shumën 281 milionë euro të zhdukura “pa nam e pa nishan”! Nga kjo pistë do të nisë edhe hetimi, duke evidentuar se ku kanë përfunduar këto pasuri. Pyetjet do jenë të qarta: Kujt i janë shitur e falur? Sa herë janë tjetërsuar në këto 25 vite pas shitjeve e akt-dhurimeve? Cilët kanë marrë vendimet për këto akte-krimi me pronat e sindikatave? Cilët kanë firmosur, kanë lejuar dhe kanë bërë zhdukjen e pasurive të paluajtshme me letra false? Në emër të kujt arkëtohen qiratë e pasurive të mbetura? Çfarë pasurish kanë përfituar “agallarët” e sindikatave nga pazaret që kanë bërë me pronat? A kanë privatizuar, grabitur dhe përdorur ata ose familjarë të tyre, prona të sindikatës për biznese? 
Sindikatat nuk janë pronare ligjore, por përdoruese deri në vitin 2020
Sipas ligjit, sindikatat i kanë marrë pronat në vitin 1992 me Dekret Presidencial nr. 204, datë 05. 05. 1992, që rezulton dekret antikushtetues, mbasi nuk pa kaluar për votim në parlament, por është një dokument shkresor i lëshuar personalisht nga ish-presidenti Sali Berisha, si të ishte një medalje e jo një dekret për administrimin e një pasurie kombëtare që në atë kohë ishte e vlerësuar si investim shtetëror e “popullor” në vlerën e afro 97 milionë dollarëve. Sindikatat edhe me këtë dekret, kishin të drejtë të administronin pasuritë shtetërore deri në vitin 2020, por pa qenë pronare të tyre, sepse sindikatave si shoqata u mungonte një prej “tagrave” të pronësisë, që është e drejta e disponimit/tjetërsimit, parashikuar e përcaktuar në tekstin e Nenit 6 të Ligjit Nr. 8340/1, datë 06. 05. 1998, ku përdoret shprehimisht termi “administrimi i pasurive”, Sipas ligjit, shteti është pronar i vetëm i pasurive të administruara nga sindikatat, të cilat përgjatë kohës së administrimit, kapërcyen në mënyrë abuzive “tagrat” e të drejtave reale të dhëna. Ligji Nr. 8340/1, datë 06. 05. 1998, shpreh qartë dhe pa ekuivok, përcaktimin kushtetues, për mos kalimin e pronësisë mbi këto pasuri nëpërmjet mosmiratimit të dekretit Nr. 204, datë 05. 06. 1992. Por, vetëm 3 vjet pas ardhjes në pushtet, me kërkesë të kreut të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë (BSPSH) Gëzim Kalaja, me propozim dhe vendim të ish-kryeministrit Sali Berisha më datë 15. 10. 2009, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi Ligjin Nr. 10159, i cili shfuqizoi Ligjin “Mejdani” Nr. 8340/1, datë 06. 05. 1998 “Për rregullimin e pasojave që kanë rrjedhur nga zbatimi i Dekretit Nr. 204, datë 05. 06. 1992 “Për pasurinë e sindikatave”. Sipas ligjit “Berisha”, sindikatave iu rikthyen pronat pa asnjë verifikim e inventarizim të gjendjes së tyre.
Dekreti Nr. 204, datë 05. 05. 1992, që i dha pronat në përdorim sindikatave
Sipas ligjit, sindikatat i kanë marrë pronat në vitin 1992 me Dekret Presidencial Nr. 204, datë 05. 05. 1992, që rezulton dekret anti-kushtetues, mbasi nuk pa kaluar për votim në parlament, por është një dokument shkresor i lëshuar nga ish-Presidenti Sali Berisha. Sindikatat edhe me këtë dekret, kishin të drejtë të administronin pasuritë shtetërore deri në vitin 2020, por pa qenë pronare të tyre, sepse sindikatave si shoqata u mungonte një prej “tagrave” të pronësisë, që është e drejta e disponimit/tjetërsimit, parashikuar e përcaktuar në tekstin e Nenit 6 të Ligjit Nr. 8340/1, datë 06. 05. 1998, ku përdoret shprehimisht termi “administrimi i pasurive”, Sipas ligjit, shteti është pronar i vetëm i pasurive të administruara nga sindikatat, të cilat përgjatë kohës së administrimit, kapërcyen në mënyrë abuzive “tagrat” e të drejtave reale të dhëna. Ligji Nr. 8340/1, datë 06. 05. 1998, shpreh qartë dhe pa ekuivok, përcaktimin kushtetues, për mos kalimin e pronësisë mbi këto pasuri nëpërmjet mosmiratimit të dekretit Nr. 204, datë 05. 06. 1992.
Sigal