Afrim Bakaj , kreu i ri i Autoritetit Portual të Durrësit

1990
Nga sot institucioni më i madh dhe më i rëndsishëm portual në Shqipëri do të ketë një titullar të ri dhe ai është Afrim Bakaj, ish Drejtor i Përgjithshëm i AKU. Bakaj vjenë nga një përvojë jo e vogël drejtuese në ministrinë e Mbrojtjes, Bashkinë e Durrësit dhe në fund si një nga drejtorë më të suksesshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ,nga e cila u largua pasi AKU në bazë të marveshjes politike të PS me aleatët e vetë e mori PDIU. Drejtori Bakaj ndoshta është personi më i palakuar përsa i përket aferave dhe se në të gjitha auditimet e brendshme , të ministrisë së Bujqësisë por edhe kontrollit shtetror ka dalë me zero abuzime apo shkelje administrative. Ndaj edhe emërimi i tijë në krye të Autoritetit Portual të Durrësit ,ndoshta është një nga zgjedhjet më të sakta që Kryeministri ka bërë në këto pesë vite të qeverisjes së “Rilindjes’. Po të kemi parasysh edhe skandalet e kohëve të fundit në APD , që nisën me reagimet e biznesit gjerman dhe sensibilizimin që dhoma e tregtisë gjermane i bëri institucioneve më të rëndësishme në Tiranë si ambasadat perndimore, institucionet e BE, qeverinë gjermane dhe vetë Kancelaren Merkel . Është momenti që njerëz të ndershëm, fjalëpak dhe punëshumë të marin në dorë institucionet e rëndsishme në shërbimë të qytetarve, komunitetit dhe interesave kombëtare. Z. Bakaj do të mbahet mend për aksionet e fuqishme që çuan në bllokimin e qëndrave të prodhimeve ushqimore jashtë standarteve, atyre të prodhimeve blektorale si në Rrogozhinë, Elbasan,Durrës,Vlorë etj. Ndaj urojmë dhe shpresojmë që ky vrull pune dhe kjo ndershmëri të shpaloset edhe në detyrën e rëndsishme të kreut të APD, I cili është edhe pasqyra ku të huajt bëjnë prezantimin e parë me Shqipërinë.
Sigal