Afishohen regjistrimet e pasurive të paluajtshme për Milotin dhe Kurbinin

564
Sigal

Pasuritë për Zonën Kadastrale ZK 2693, pretendimet do të shqyrtohen dhe do të paraqiten në listat e afishuara brenda periudhës së afishimit publik

Qeveria Shqiptare ka iniciuar Projektin e Administrimit dhe Menaxhimit të Tokës (LAMP-A2.2/TS/FR/ICB-01). Si pjesë e këtij projekti, në Shqipëri po ndërtohet Sistemi i Ri i Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme bazuar në Ligjin Nr. 33/2012, i datës 21. 03. 2012  “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”. Baza e këtij sistemi krijohet nëpërmjet procedurës së Regjistrimit Fillestar të  Pasurive të Paluajtshme nën drejtimin e Kryeregjistruesit të Shqipërisë. Në vijim të ndërtimit të Sistemit të Ri të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) njofton se ka filluar Afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme për Zonën Kadastrale Nr. 2693, Milot, Kurbin. Ky afishim bëhet në territorin e Zonës Kadastrale Nr. 2693, saktësisht në adresën, Hyrja e Bulevardit “Ndoc Deda”, Milot. Periudha e Afishimit Publik do të vazhdojë 45 ditë kalendarike.

Të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie, ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në Zonën Kadastrale Nr. 2693, janë të ftuar të verifikojnë Regjistrimin Fillestar të pasurive të tyre. Në këtë fazë të këtij procesi, është e rëndësishme bashkëpunimi i ngushtë i të gjithë personave, që kanë të drejtë mbi pasurinë, me ekspertët, duke verifikuar të dhënat në listat e afishuara.  Në rast se gjatë kësaj faze konstatohen mangësi në informacionin e afishuar, atëherë pronari, si dhe personat që kanë interesa të tjera mbi pasurinë, duhet të bëjë plotësimet e nevojshme dhe t’i paraqesë vetë ato, brenda afatit të afishimit publik, në ambientin e afishimit, pranë specialistëve të ngarkuar me këtë detyrë te Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kurbin. Të gjitha pretendimet do të shqyrtohen dhe do të paraqiten në listat e afishuara brenda periudhës së Afishimit Publik. Procesi i Regjistrimit Fillestar është FALAS për të gjithë pronarët dhe personat që kanë të drejta mbi pasuritë e paluajtshme.

Afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme mund të shihet edhe në faqen zyrtare të Internetit të ZRPP-së: www.zrpp.gov.al

 

Nr.

 

ZVRPP

 

Numri i  Z. K.

 

Vendi i Afishimi Publik

(Adresa)

 

Fillimi

i Afishimit Publik

 

Përfundimi

i Afishimit Publik

 

Orari

 

Tel. Kontaktit

1.

KURBIN

2693

Hyrja e Bulevardit “Ndoc Deda”, Milot, Kurbin

29 Prill 2013

11 Qershor 2013

E Hënë – Premte 10.00 – 16.00

E Shtunë – E Diel 10.00 – 15.00