Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës/ Hap garën për kompaninë e re të sigurisë

117

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se ka hapur garën për kompaninë e re që do të garantojë sigurinë në aeroport pas përfundimit të kontratës me kompaninë aktuale ICTS duke mos vijuar më tej bashkëpunimin.

”TIA” thekson se pas ngjarjeve të fundit, pra grabitjes së miliona eurove kërkon që të firmosë me një kompani tjetër me përvojë ndërkombëtare.

Aeroporti i vetëm ndërkombëtar në Shqipëri fton kompanintë e huaja që të marrin pjesë në garë duke nxjerrë edhe kushtet.

Gara për kompaninë e re do të zgjasë katër javë dhe kompania e re pritet që të fillojë punën në korrik 2019.

”Pas ngjarjeve që ndodhën në aeroportin shqiptar ku miliona euro u vodhën në tre vjet, TIA dëshiron të hyjë në një kontratë pesëvjeçare me një kompani tjetër të shërbimit të sigurimit të aeroportit por këtë herë me përvojë ndërkombëtare.

Kompania që do të zgjidhet do të jetë ndër të tjera për të kryer një sërë shërbimesh si:

Kontrollin e pasagjerëve dhe bagazheve të dorës
Skanimi i bagazheve
Ngarkimin e mallrave dhe postës
Kontrollin e automjeteve në aeroport, stafin, ekipet dhe kontrollin e dokumenteve të udhëtimit
Ruajtja dhe patrullimi i aeroportit
Monitorimi i aeroportit përmes sistemeve të sigurisë”,-deklaron TIA në njoftim. Kështu pas disa vitesh shoqëria ICTS e cila ofron këtë shërbim dhe ka aktualisht një kontratë me aeroportin e Tiranës do të vijojë punën në Rinas deri në korrik.