Adriatik Llalla takim me 4 ministra dhe Çakon, në fokus lufta kundër krimit

58
Situata e kriminalitetit në vend ka bërë që Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla të thërrasë në një takim katër ministra të kabinetit qeveritar, krerët e Policisë, Tatimeve e Doganave. Në takim marrin pjesë ministrat, Saimir Tahiri i Punëve të Brendshme, Shkëlqim Cani i Financave, Ylli Manjani i Drejtësisë, dhe Lefter Koka i Mjedisit.
Lufta ndaj kriminalitetit dhe korrupsionit pritet të ulë në këtë takim edhe kreun e Policisë së Shtetit Haki Çako si krerët e Drejtorisë së Doganës dhe Tatimeve. 
Në takim diskutohet edhe mbi forcimin e rolit të Policisë gjyqësore.