Adriatik Llalla komandon 4 drejtues prokurorish

552
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka komanduar 4 drejtues prokurorish në disa rrethe. Komandimi i tyre vjen pas dorëheqjes në një ditë të drejtuesve të mëparshëm. Mësohet se në prokurorinë e Përmetit është komanduar Arjan Muça, në Lezhë Besim Hajdar Mataj, në Tropojë Artur Ismailukaj, ndërsa në Dibër Urim Buci. Një javë më parë, 4 drejtuesit e këtyre prokurorive dhanë dorëheqjen në një ditë. Arsyeja e largimit ishte personale, por dyshohet se ata kanë marrë një urdhër nga lartë.
Sigal