AdriaraNet/ Katër radarë do parashikojnë përmbytjet dhe stuhitë edhe në Shqipëri

529
U mbajt sot në qytetin e Akulias në Itali, konferenca e prezantimit të projektit të përfunduar europian AdriaraNet me shtrirje në Shqipëri, Itali e Kroaci.
Katër radar meteorologjik janë instaluar në Shqipëri, Kroaci e Itali të aftë për të monitoruar e parashikuara në një kohë të shkurtër evente të jashtëzakonshme klimatike si stuhi, përmbytje e breshër të fortë.
Pas dy vjet e gjysëm punë ka hyrë në zbatim projekti europian AdriaradNet, i kordinuar nga Qëndra e Ekselencës Cetemps e ideuar për të realizuar një sistem inovativ klimatiko-hidrologjik në dobi të Parashikimit të motit e të Mbrojtjes Civile.
Kanë kontribuar në këtë projekt Ministria e Brendshme Shqiptare, Insituti Kombëtar Gjeofizik i Tiranës, Fondacioni Cima-Albania, provinca e Dubrovnikut, shoqëria Beep Inovation dhe qëndrat Studimore klimatike në provincat italiane në rajonet Marke e Abruco.
Sipas kordinatorit të përgjithshëm të këtij projekti Frank Mazzano “AdriaradNet është frut i një punë kërkimore 10 vjecare e realizon një sintezë efikase mes kompetencave tekniko -shkencore e interesave institucionale”.
“Ky sistem inovativ, thotë profesor Mazzano, është një roje e vërtetë e vënë në dipozicion të komunitetit në brigjet e Adriatikut, si dhe në ndirhmë të institucioneve të emergjencave civile e klimatike ndaj parashikimit të përmbytjejeve, stuhive e eventeve klimatike të rrezikshme.”
Të dhënat e sistemit të radarit mund të janpn parashkime të detajara dhe mbi nivelin e ujit e situtatën në lumenjtë në pjesën e Italisë Qëndrore, në shtrirjen e umit Drin në Shqipëri si dhe të lumit Nereteva në Kroaci.
Sigal