Adrian Çela: Arkëtimet e mbledhura po përdoren për të zëvendësuar rrjetin e amortizuar prej dekadash

470
Sigal

Sipas
drejtorit të OSHEE, zotit Adrian Çela, mësohet se OSHEE po investon të ardhurat
që mbledh nga konsumatorët e energjisë elektrike, duke i orientuar këto
investime në sektorët më të rëndësishëm e më të amortizuar, të cilët krijojnë
probleme në furnizimin me energji elektrike. Sipas Çelës, që tani është
parashikuar investimi për vitin 2017 Operatori i Shpërndarjes së Energjisë
Elektrike po kryen punime në Qarkun e Korçës për të përmirësuar
furnizimin  me energji elektrike.
Janë 16 milionë dollarë, të parashikuar në investime për vitin 2017,
për Korçën, Pogradecin, Maliqin dhe Devollin.
Pas inspektimit në
disa prej lagjeve të qytetit të Korçës, ku po punohet për të ulur humbjet në
rrjet, Administratori i OSHEE-së, Adrian Çela tha, se vetëm në Korçë investimi
do të kapë vlerën prej 6 milionë euro. Sipas drejtorit Çela, vitin e ardhshëm
do të investohet në Maliq, në rrjetin e të cilit nuk vihet dorë prej vitesh,
ndërsa në Pogradec do të zëvendësohen kabllot e rrjetit të amortizuar 40-vjeçar.