Adoleshenti kërcënon me thikë punonjësen dhe grabit farmacinë në Tiranë

579
Sigal

Një adoleshent i moshës 17 vjeçare ka grabitur këtë të enjte një Farmaci në një qendër tregtare në Tiranë.

I riu me inicialet R.N ka hyrë në farmaci dhe nën kërënimin e thikës ka marrë një shumë parash nga farmacia. Por nuk ka vonuar shumë dhe policia e ka kapur me paratë në duar, vetëm 50 metra më tutje.

Nën kërcënimin e një thike i vjedh xhiron ditore punonjëses së një farmacie.

Kapet dhe arrestohet në kohë rekord nga shërbimet e policisë.

Më datë 31.05.2018 Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 2 arrestuan shtetasin:

– R. N. 17 vjeç, banues në Tiranë

Brenda një qendre tregtare, shtetasi R.N i ka vjedhur nën kërcënimin e një thike xhiron ditore të farmacisë, shtetases A. R., rreth 27 vjeçe (me detyrë punonjëse farmacie).

Menjëherë pasi ky shtetas është larguar nga vendi i ngjarjes me sasinë e vjedhur të lekëve është njoftuar policia dhe falë reagimit të shpejt dhe në kohë rekord të shërbimeve të policisë është bërë kapja e këtij shtetasi rreth 50 metra larg vendit të ngjarjes.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit R. N., për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.