Administrativja: Kthehu në punë.. por dekanit i kanë zënë zyrën!!!

497
Sigal

TIRANE – Me një vendim të 21 Korrikut, Gjykata Administrative vendosi pezullimin e urdhrit të rektorit të Fakultetit të Mjekësisë, që shkarkonte nga detyra dekanin Bajram Hysa pas shkeljeve që nxorri një audit në këtë institucion. Por edhe pas vendimit për të pezulluar urdhrin e Rektorit Ali Rafatllari deri në zgjidhje përfundimtare të kësaj çështjeje, dekani Bajram Hysa nuk është lejuar të futet në ambjentet e fakultetit. Sipas tij, kjo është bërë me urdhër të rektorit i cili ka marrë edhe një polic privat. “Tentova të hyjë në zyrë dhe më kishin ndërruar edhe bravën e derës”, tha Hysa.   Kthimi i Hysës në fakultet duket i vështirë. Pas shkarkimit të tij, Rektorati emëroi dekan mjekun okulist, Pajtim Lutaj.

(Në foto: Vendimi i Gjykates Adminstrative: Pezullohet urdhri i rektorit deri ne zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes)

Me kthimin e fakultetit të Mjekësisë në Universitet, situata mes drejtuesve të institucionit universitar ka qenë gjithnjë konfliktuale. Përplasja e parë ishte mes Ish-rektores Jera Kruja e emëruar nga ish-qeveria Berisha dhe dekanit Hysa. Rreth tre muaj më parë Kruja u shkarkua nga Ministrja e Arsimit Nikolla e cila emëroi kirurgun Ali Refatllari në postin e rektorit. Konfliktet për kompetencat kanë vazhduar deri para 10 ditësh kur Refatllari shkarkoi Hysën për shperdorim detyre me pasojë dëmin financiar për universitetin. Tashmë që kjo cështje i ka kaluar drejtqsisq mbetet për t’u parë cili nga dy dekanët Lutaj-Hysa do ta drejtojë Mjekësinë?!