Adelina Farrici, përballoi me sukses persekutimin e buxhetit të Sali Berishës

537
Sigal

Atë që nuk po duket se po e bën qeveria socialiste me koalicionin e saj në shkurtimin e buxheteve të bashkive e të komunave të fituara nga të djathtët e të drejtuar prej tyre, e ka bërë qeveria e ish -Kryeministrit Sali Berisha në 8 vitet e jetës së saj, ku për çdo vit i ka cenuar buxhetin për të sforcuar drejtuesit e bashkive të majta me qëllim për të mos realizuar premtimet e bëra në fushatën elektorale të vitit 2011 dhe ta ketë më të lehtë për t’i kaluar në drejtim të Partisë Demokratike këto Bashki në zgjedhjet e vitit që vjen. E përfshirë në këtë penalitet ka qenë dhe Bashkia e Burrelit me 19900 banorë, Kryetarja Adelina Farrici, që me zgjuarsinë e saj e përdori atë buxhet të minimizuar të dhënë si buxhet nga Sali Berisha dhe me format e saj për komunikim e bashkëpunim  me mjaft biznesmen, ka mundur të eliminojë penalizimin e qëllimshëm të kësaj Bashkie, duke e ruajtur me fanatizëm  dhe zotësi nivelin ekonomik të banorëve të bashkisë Burrel, e duke realizuar zë për zë premtimet e dhëna në fushatën elektorale, thotë për gazetën “Telegraf”, bashkëpunëtori i saj Hasan Pasha. Atë që nuk ka bërë asnjë Kryetar Bashkie i çdo niveli, as vetë Kryetari i Kryetarëve të Bashkive Lulzim Basha, e ka bërë ajo e Matit Adelina Farriçi, e cila me një vullnet të veçantë ka planizuar perspektivën ndër vite të Bashkisë së qendrës së Matit. Adelina Farrici është e sigurt, se në vitin që vjen në zgjedhjet vendore do të jetë Kryetarja më e suksesshme, pothuajse në tërë Rajonin, pasi kjo është një e vërtetë që e thonë vetë matjanët.. Kryetarja e Burrelit nënvizoi se prej vitit 1992 e deri kur ajo u zgjodh në krye të kësaj njësie vendore, qytetarët i merrnin shërbimet me pagesë, madje ish punonjës të bashkisë zhvatnin edhe qytetarët përfitues të ndihmës ekonomike, duke krijuar indinjatë të thellë tek kjo shtresë. Në hyrjen kryesore të bashkisë, qytetarët e Burrelit marrin në të njëjtën zyrë shërbime si taksat lokale, ndihmën ekonomike, urbanistikën dhe kërkesat drejtuar zyrtarëve të bashkisë. Pra, ata nuk sorollaten nga një zyrë në tjetrën, por gjejnë në kohë rekord atë çfarë ata kërkojnë, madje pa paguar asgjë. Adelina Farrici, u shpreh për gazetën “Telegraf”, “se në bashkëpunim me Fondin e Zhvillimit të Rajoneve është vendosur ndërtimi i këndit të lojërave në qytetin e Burrelit. Do të krijohen mjedise argëtuese për të gjithë qytetarët e Burrelit. Pritet lëvrimi i fondeve dhe nisja e punimeve. Ndoshta brenda 7-8 muajve ky objekt do të jetë i përfunduar”. Ajo garantoi bashkëqytetarët e saj se sheshi “Ahmet Zogu”, para godinës së Bashkisë Burrel dhe lulishtja “Nëna Mbretëreshë, Geraldinë” është shpallur “Ansambël historik” dhe brenda një viti pritet që këtu të kryhet një nga investimet më të mëdha në këtë qytet. Ajo garantoi banorët dhe bizneset e rrugës nga Kryqëzimi i Barhanit deri te Pallati i Sportit se bashkia me buxhetin e saj do të kryejë investime për ndryshimin e situatës në fasadat kryesore. Në atë kohë janë kryer takime me biznesmenët dhe qytetarët e kësaj rruge dhe pritet implementimi i projektit të hartuar nga specialistët e Bashkisë Burrel. “Të ardhurat që do të vijnë në arkën e bashkisë nuk do të përdoren për fasadat, por për qëllime të tjera. Ne arritëm brenda dy viteve të shlyejmë borxhin e krijuar nga ish drejtuesit lokal dhe të kursejmë për ndryshimin e fasadave në një nga rrugët kryesore të qytetit.  Për dy vjet qeverisja e djathtë nuk dha investime për qytetin tim, ndërkohë gjithçka e kam siguruar me donatorë të huaj. Tani kam edhe mbështetjen e maxhorancës qeverisëse”,-përfundoi Farrici fjalën e saj.