Abuzoi me lejet shpërblyese të të dënuarve, shkarkohet drejtori i burgut të Korçës

570
Ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi, ka shkarkuar sot nga detyra Drejtorin e burgut të Korçës, Robert Kodra, me motivacionin e keqmenaxhimit të institucionit dhe shkeljes së rregullave mbi aplikimin e lejeve shpërblyese ndaj të dënuarve, me pasoja të rënda.
Nga hetimi administrativ i realizuar nga strukturat përgjegjëse ka rezultuar se jemi përpara rastit të shkeljes së ligjit dhe Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, që ka sjell pasoja të rënda për funksionimin normal të institucionit, si dhe mungesës së informimit të Ministrit të Drejtësisë për praktikat e lejeve shpërblyese, brenda 5 ditëve nga dhënia e tyre, siç parashikohet në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Ministri Bardhi siguron se është i vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero për çdo zyrtar publik nën varësinë e tij që shkel ligjin.
Sigal