Abuzoi me fondet, Prokuroria kërkon 3 vite burg për ish-ministrin Ksera

548
Prokuroria ka dhënë sot pretencën për ish-ministrin e Punës, Spiro ksera, dhe disa nga ish-vartësit e tij që janë të bashkëpandehur për veprën penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”. Për Kserën Prokuroria ka kërkuar 3 vjet heqje lirie, por atij i ulet 1/3 e dënimit pasi ka pranuar gjykim të shkurtuar.
Ndërkaq, Prokuroria ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg për Elda Kozajn, E.Dodbiba, Artevis Manen; por dënimi i tyre do të konvertohet në 2 vite shërbim prove.
Ish-ministri Ksera dhe 6 vartës të tij akuzohen se duke shpërdoruar detyrën dhe duke falsifikuar dokumentet kanë vjedhur një shumë prej 30 milionë lekësh, fond i cili ishte deklaruar se ishte përdorur për një sërë aktivitetesh sociale, për shtresa të ndryshme në nevojë. Sipas prokurorisë, zyrtarët nëpërmjet montazhit të videove dhe fotove i kanë deklaruar si të kryera këto aktivitete, të cilat në fakt nuk janë zhvilluar asnjëherë.
Prokuroria e Tiranës e akuzon Spiro Kserën, i hetuar me masë sigurimi ‘arrest në burg’, për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Kleves Bitro, akuzohet për falsifikim të dokumenteve në bashkëpunim dhe vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Artevis MAne, Dritan Fejzulla, Elda Kozaj dhe Elisabeta Dodbiba akuzohen për falsifikim dokumentesh. Ndërkohë, Alban Karabashi, administrator i agjencisë “Spektakël Karabashi”, akuzohet për vjedhje.
Sigal