Abuzoi me detyrën, KLSH padit ish-drejtorin e projekteve në KESH

488
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori, ish-drejtorin e njësisë së zbatimit të projektit të KESH. Sipas një njoftimi për shtyp, ish-drejtori i njësisë për zbatimin e projektit akuzohet për shpërdorim detyre. Ndërkohë, dëmi total i shkaktuar prej keqmenaxhimit të tij, sipas njoftimit, arrin në mbi 88 milionë lekë. Projekti synonte përmirësimin e efiçencës operative të digave për HEC-et e Fierzës. Ndërkohë, shkelje janë verifikuar edhe në menaxhimin e projektit për HEC-et e Komanit, Vaut të Dejës, Ulzës dhe Shkopetit, vijon njoftimi. Në dokumentin zyrtar saktësohet se, kallëzimi është bërë edhe për mosmbledhje detyrimesh, duke shkaktuar një mungesë mbi 20 mijë euro në arkën e shtetit.
Sigal