ABUZIMI NË REZERVAT E SHTETIT ME SHITJEN E 500 MIJË PAKETA CIGARE

1100
Sigal

Ja si u abuzua në Rezervat e Shtetit me shitjen e 500 mijë paketa cigaresh, duke i shkaktuar buxhetit një dëm prej 500 milionë lekë

Firma fantazmë që nuk figurojnë në regjistrin elektronik të QKB, janë marrë si referencë për caktimin e vlerës fillestare. Heshtja e prokurorisë, edhe pas denoncimit të auditit dhe mbrojtja nga gjyqtarja Enkela Bajo-Vlora. Ja raporti i plotë i KLSH-së

Në raportin përfundimtar të auditimit, “për përputhshmërinë dhe rregullshmërinë” në Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave Materiale të shtetit Tiranë, gazeta “Telegraf” sot po bën publike auditimin e bërë nga tre prej ekspertëve më të mirë të KLSH-së me një përvojë 30-vjeçare në lidhje me 500 mijë paketa cigare të bllokuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Antikontrabanda. Këto paketa janë dërguar në Rezervat e Shtetit me Drejtor të Përgjithshëm z. Irfan Dashi. Ajo që është e rëndësishme për këtë artikull ka të bëjë me faktin se, për këto paketa nuk është marrë ofertë dhe nuk është verifikuar bursa ndërkombëtare, çmimet në fabrikën ku janë blerë dhe mbi bazën e saj të llogaritej çmimi, akciza dhe detyrimet e tjera sipas legjislacionit tatimor dhe fiskal. Nga ana tjetër Drejtoria e Rezervave të Shtetit ka marrë tre oferta në tregun e lirë. Por çfarë ndodh: Njëra nga firmat ishte e regjistruar si subjekt tatimor, ndërsa dy firma të tjera ishin firma fantazmë dhe nuk figuronin në formatin elektronik të QKB, çka do të thotë se qëllimshëm kanë dhënë dy oferta minimale, në mënyrë që vlera e cigareve të dalë sa më e ulët për shitjen në ankand.

  • Po mirë që ofertat në fabrikë dhe në bursë nuk i morën, po verifikimi që zgjat vetëm 2 minuta, nëse janë firma të rregullta apo fiktive, këtë nuk e bënte dot Drejtoria e Rezervave? E megjithatë çmimi mesatar sipas komisionit për shitjen e 500 mijë paketave me cigare ka dalë 583.333 lekë të reja ose 885 milionë lekë të vjetra. Në përfundim ky mall pas shumë shkeljesh dhe “akrobacive” me komisione dhe ankande njëra pas tjetrës është shitur për operatorin ekonomik, personi fizik “B.M.T.”, që shpallet fitues për 3 lote me vlerë 20,932,265 lekë, dhe për tre lotet e tjera 19,537,920 lekë me tvsh. Në Total vlera që humbi buxheti i shtetit është 48.113.148 lekë afërsisht 500 milionë lekë të vjetra. Ndërkohë që shteti duhej të përfitonte 88.583.333 lekë, të paracaktuara nga vetë komisioni i Rezervave, edhe pse ky çmim mesatar është nxjerrë nga ofertat e marra nga 1 firmë legale dhe 2 anonime ose fallso?! A duhet të heshtë Prokuroria për këtë abuzim të konstatuar nga ekspertët e KLSH, edhe pse për këtë është bërë denoncimi në prokurori? Po gjyqtarja Enkela Bajo-Vlora, a mundet ta quajë këtë rast si gabim njerëzor apo papërgjegjësi të Drejtorit të Rezervave Irfan Dashi dhe vartësit e tij? A do mundet dot Enkela Bajo ta justifikojë procesin gjyqësor të këtyre abuzimeve si të drejtë përpara komisionerëve të vettingut? Edhe ky rast abuzimi nga “padija” është pjesë e 6 rasteve të denoncuara brenda 10 ditëve, dhe do të pasohet edhe me 79 raste të tjera të abuzimeve në Rezervat e Shtetit, dhe disa kontrata të firmosura dhe vulosura nga Drejtori Irfan Dashi me firma dhe persona për të cilët tashmë ka filluar hetimi ndërkombëtar i trafikut të hashashit dhe qarkullimit të parave të paligjshme.

Për lexuesit dhe institucionet e shtetit po zbardhim raportin e plotë të KLSH, pa i bërë asnjë ndërhyrje:

  1. Mbi zhvillimin e procedurave të ankandeve publike
  1. Në ankandin e zhvilluar sipas shkresës së Drejtorit të Përgjithshëm të Rezervave Materiale të Shtetit nr. 440/3, datë 10.05.2016, për shitjen e 500,000 copë paketa cigare, sekuestruar sipas Vendimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave nr. 237, datë 21.04.2016, nga subjekti privat “K.” me nipt K14009623A, në sasinë prej 1,000 koli cigare të markës “Mond Qeen Black”, me pullë fiskale, u konstatua:

Kjo sasi malli është bllokuar nga Dogana “për shkak të dyshimeve të arsyetuara”, me akt bllokimi nr. 1648, datë 08.03.20146, pa evidentuar asnjë shkak dyshimi të mundshëm, pa përcaktuar, nëse subjekti ka kryer kundravajtje administrative. Si një kusht kryesor që përbën objekt konfiskimi, sipas aktit të bllokimit është cilësuar se, “subjekti ka braktisur mallin”.

Në vendimin nr. 237, datë 21.04.2016 të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe në zbatim të ligjit nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorit”, cilësohet se, “malli në pamundësi për t’u rikthyer në vendin e origjinës dhe braktisur nga operatori ekonomik, në këto kushte kur malli është braktisur konfiskohet, pasi nuk mund të rieksportohet”.

Drejtori Rajonal i Rezervave Lundër z. E. G. me kërkesën nr. 213/4, datë 05.05.2016 i kërkon Drejtorit të Përgjithshëm fillimin e procedurës për fillimin e ankandit.

Procedura e këtij ankandi ka filluar me urdhrin e titullarit nr. 33, datë 25.05.2016 me referencë 36A/2016, me të dhënat e mëposhtme:

Zhvillimi i Procedurës së Ankandit me objekt” Shitje cigare me reference  1 A/2014 “
1. Urdhër Prokurimi nr. 33 prot, datë 25.05.2016  

Hartuesit e Dokumenteve të ankandit dhe tremat e referencës sipas urdhrit nr. 6/2, datë 14.08.2014.

Komisioni i përcaktimit të vlerës fillestare

1. B.H., Kryetar

2. F.B., anëtare

3. E.L., anëtar

4. Komisioni i Vlerësimit Ofertave

Urdhri nr. 6/2, datë 14.08.2014

1.V.Xh.

2.A.L.

3.P. Q.

1. Lloji i Procedurës:

2. Ankand i hapur jo elektronik

5. Vlera fillestar e ankandit për shitjen e 500,000 copë paketa cigare me vlerë fillestare 88,583,333 lekë me tvsh.  

6. Oferta fituese “B.M.T.” shpk me vlerë VAMI të ulur sipas 5 ankandeve të njëpasnjëshme.

 

7. Diferenca më tepër se vlera fillestare 48,113,148 lekë me tvsh
8. Data e hapjes së ankandit

15.08.2016

9. Burimi i krijimit:

Mallrat (cigare) të konfiskuara sipas procedurave ligjore.

10. Operatorët Ekonomike Pjesëmarrës në ankand . “B. M. T.”

 

11. Ankimime, nuk ka.
 b. Zbatimi i Kontratës për ankandet e mallrave të konfiskuara

 

  1. Mbi llogaritjen e vlerës së ankandit.

Procedura për llogaritjen e vlerës së ankandit ka filluar në zbatim të urdhrit nr. 33, datë 25.05.2015 nënshkruar nga drejtori E.G. Për llogaritjen e vlerës fillestare të ankandit komisioni i përbërë nga B.H., Kryetar, dhe anëtarët F.B. dhe E.L., kanë njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave për marrje informacion për çmimin e referencës së cigareve të importuara. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave me shkresën nr. 13996/1, datë 08.06.2016 kthen përgjigje, se nuk ka çmime reference për këto lloj cigaresh. Gjithashtu në dosjen e kësaj procedure vendimi i sekuestrimit nuk është shoqëruar me deklaratën doganore të importit të cigareve për të saktësuar; sasinë e importit, çmimin e blerjes dhe shpenzimet e transportit, si tregues që përcaktojnë çmimin CIF.

Të dhënat e mësipërme janë orientuese për çmimin me shumicë dhe llogaritjen e fondit limit.

Për llogaritjen e fondit limit të cigareve, DRRMSH Lundër ka marrë oferta çmimesh me tvsh nga 3 subjekte të ndryshme sipas tabelës së mëposhtme:

Tabela nr. 1

Emërtimi i cigareve Njësia Sasia  

Shuaip Sula

 

Panajot Sulko

 

Hajri Iliazi

Çmimi mesatar Vlera mesatare

e ankandit me tvsh

1 Mond Queen Black Paketa  75.000 180 170 190 180 13,500,000
2 Mond Queen Blue Paketa 265,000 180 170 190 180 47,700,000
3 Mond Queen Red Paketa  75,000 180 170 190 180 13,500,000
4 Mond Super Slim Blue Paketa  50,000 170 160 160 163 8,166,667
5 Mond Super Slim Red Paketa  10,000 170 160 160 163 1,633,333
6 Mond Super Slim White Paketa  25,000 170 160 160 163 4,083,333
  Totali   500,000         88,583,333

 

Ofertat e paraqitura nga subjektet e mësipërme janë pa datë dhe pa vulën personale të çdo subjekti. Nga verifikimi i kryer në regjistrin elektronik të QKB për vërtetësinë e këtyre ofertave konstatohet se, nga subjektet e mësipërme vetëm operatori ekonomik “Panajot Sulka” ka aktivitet tregtar që e ushtron brenda ambienteve të tregut ushqimor, ndërsa për dy operatorët e tjerë ekonomikë nuk u gjendën të dhëna, nëse kanë aktivitet të ligjshëm tregtar, pasi nuk figurojnë të regjistruar në formatin elektronik të QKB, fakt që tregon se fondi limit është llogaritur duke marrë për bazë oferta nga dy operatorë të palicencuar. Njësia e ankandit me procesverbalin nr. 1, datë 13.07.2016 për realizimin e kësaj procedure ka hartuar dokumentacionin e ankandit me objekt: “shitje mallra të ndryshme të ndarë në 4 lote, me fond limit në vlerën prej 88,583,333 lekë, i cili është llogaritur me çmimin mesatar të tre ofertave të mësipërme (tabela nr.1).

Drejtoria Rajonale e Rezervave të Shtetit Lundër me shkresën nr. 3, datë 21.07.2016 ka dërguar për botim në buletinin e APP njoftimin për hapjen e ankandit të ndarë në 4 lote me vlerë 88,583,333 lekë, i cili është publikuar në buletinin e APP nr. 29, datë 25.07.2016, ku është përcaktuar se ankandi hapet në datën 15.08.2016.

Mbi zhvillimin e procedurës së ankandit

Ankandi hapet në datën 15.08.2016 ora 10, në ankand nuk u paraqit asnjë operator ekonomik, pasi edhe gjatë periudhës dokumentet e ankandit nuk u tërhoqën nga asnjë operator ekonomik. Ankandi anulohet për t’u rihapur përsëri me urdhrin nr. 43, datë 15.08.2016, i cili publikohet në buletinin e APP nr. 33, datë 22.08.2016, ndarë në 4 lote me, me vlerë fillestare 88,583,333 lekë, data e zhvillimit të ankandit është 12.09.2016. Ankandi rihapet në datën e caktuar dhe përsëri dokumentat e ankandit nuk janë tërhequr nga asnjë operator ekonomik. Në ankand nuk u paraqit asnjë operator ekonomik, pra edhe për herën e dytë ankandi dështon.

Ankandi rihapet përsëri herën e tretë, duke publikuar njoftimin në buletinin e APP për 4 lote, sipas shkresës nr. 1, datë 14.09.2016, vlera e re e VAM ulet në masën 20 % në shumën prej 70,866,664 sipas tabelës së mëposhtme:

Nr. Emërtimi i cigareve Njësia Sasia Vlera mesatare

e ankandit

Ulja e vlerës sipas VKM nr. 308, datë 10.04.2013 Vlera sipas VAM i

ulur ankandi III

1 Mond Queen Black Paketa  75.000 13,500,000 20 % 10,800,000
2 Mond Queen Blue Paketa 265,000 47,700,000 20 % 38,160,000
3 Mond Queen Red Paketa  75,000 13,500,000 20 % 10,800,000
4 Mond SuperSlim Blue Paketa  50,000 8,166,667 20 %
5 Mond SuperSlim Red Paketa  10,000 1,633,333 20 % 11,106,664
6 Mond SuperSlim White Paketa  25,000 4,083,333 20 %
  Totali   500,000 88,583,333   70,866,664

Shënim: artikujt me nr. 4,5,6 në shumën prej 13,853,333 lekë janë përfshirë në 1 lot me vlerë VAM të ulur 11,1406,664 lekë.

Ankandi i tretë rihapet në datën 17.10.2016, në orën 10, edhe në këtë ankand përsëri nuk u paraqit asnjë operator ekonomik, pra edhe ankandi i tretë rezulton i dështuar

Me shkresën nr. 939/2, datë 19.10.2016 rifillojnë përsëri procedurat për çeljen e ankandit për sasinë prej 500,000 paketa cigare. Me shkresën nr. 1, datë 18.10.2016 nënshkruar nga Drejtori i Njësisë Lundër rifillon procedura e përcaktimit të VAM-it për uljen e çmimit mbështetur pikës 6.c të kreut VI të VKM nr. 1719, datë 17.12.2008 “Për miratimin e rregullave të ankandit publik”. Autoriteti shitës për herën e katërt cakton një VAM në masën 20 % më të ulët se vlera e ankandit paraardhës, mbështetur në VKM nr. 308, datë 10.04.2013. Në dosjen e kësaj procedure për llogaritjen e fondit limit me VAM të ulur u gjet kopja e shkresës nr. 13996/1, datë 08.06.2016 nënshkruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet të cilës kthehet përgjigje se, për këto lloj cigaresh nuk ka çmime reference. Kjo shkresë nuk tregon realitetin e çmimeve për këtë periudhë, pasi Autoriteti Kontraktor (njësia e ankandit) duhej të ripërsëriste njoftimi drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, për faktin se procedura e katërt e ankandit kryhet 5 muaj më vonë se ankandi i pare, dhe në këto kushte Dogana mund të dispononte informacion për çmimet e kësaj marke cigaresh, apo lloje të përafërta të kësaj marke, për të mundësuar llogaritjen e fondit limit sipas kërkesave dhe procedurave të ligjit “Për ankandin publik”. Me urdhrin nr. 45, datë 18.10.2016 miratuar nga titullari i Autoriteti Kontraktor fondi limit i ndryshuar për ankandin e katërt rillogaritet nga V. Xh., A. L.dhe P. Q., sipas tabelës së mëposhtme:

Emërtimi i cigareve Njësia Sasia Vlera mesatare

e ankandit

Ulja e vlerës sipas VKM nr. 308, datë 10.04.2013 Vlera sipas VAM i

ulur ankandi III

1 Mond Queen Black Paketa  75.000 10,800,000 20 % 8,640,000
2 Mond Queen Blue Paketa 265,000 38,160,000 20 % 30,528,000
3 Mond Queen Red Paketa  75,000 10,800,000 20 % 8,640,000
4 Mond SuperSlim Blue Paketa  50,000
5 Mond SuperSlim Red Paketa  10,000 11,106,664 20 % 8,885,331
6 Mond SuperSlim White Paketa  25,000
  Totali   500,000 70,866,664   56,693,331

 

Me shkresën nr. 3, datë 20.10.2016 dërgohet për botim në buletinin e APP njoftimi për çeljen e ankandit në datën 14.11.2016 ora 10 me vlerë të ulur 56,963 mijë lekë, ose 20 % më pak se ankandi paraardhës. Edhe në këtë ankand në datën e hapjes së ankandit 14.11.2016 nuk u paraqit asnjë operator ekonomik dhe ankandi konsiderohet i dështuar. Me shkresën nr. 6, datë 14.11.2016 njoftohet APP për dështimin e këtij ankandi dhe publikimin njoftimit në buletinin e APP.

Procedura e përcaktimit të VAM-it për uljen e çmimit edhe me 20 % rifillon me shkresën nr. 1, datë 14.11.2016 nënshkruar nga Drejtori i Njësisë Lundër mbështetur në pikën 6, të kreut VI-të të VKM nr. 1719, datë 17.12.2008, ku përcaktohet se, autoriteti kontraktor përcakton një VAM në masën 20 % më e ulët se vlera paraardhëse dhe sipas përcaktimeve të VKM nr. 308, datë 10.04.2013. Në dosjen e kësaj procedure u gjet përsëri kopja e shkresës nr. 13996/1, datë 08.06.2016 nënshkruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet të cilës kthehet përgjigje se nuk ka çmime reference për këto lloj cigaresh. Edhe në këtë rast njësia e ankandit ka administruar përsëri kopjen e shkresës së Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të konfirmuar në ankandin e pare dhe jo njoftimin e ri, pasi ankandi i katërt zhvillohet pas më shumë se 6 muaj nga ankandi i parë dhe Dogana mund të dispononte informacion dhe çmime të kësaj marke cigaresh, fakt që tregon se ka munguar informacioni për çmimet e tregut në kohën e zhvillimit të ankandit.

Vlera e ndryshuar e ankandit të katërt përcaktohet nga Njësia e Ankandit sipas tabelës së mëposhtme:

Nr. Emërtimi i cigareve njësia Sasia Vlera mesatare

e ankandit

Ulja sipas VKM nr. 308, datë 10.04.2013 Vlera me tvsh sipas VAM i ulur
1 Mond Queen Black Paketa  75.000 8,640,000 20 % 6,912,000
2 Mond Queen Blue Paketa 265,000 30,528,000 20 % 24,422,000
3 Mond Queen Red Paketa  75,000 8,640,000 20 % 6,912,000
4 Mond SuperSlim Blue Paketa  50,000
5 Mond SuperSlim Red Paketa  10,000 8,885,331 20 % 7,108,265
6 Mond SuperSlim White Paketa  25,000
  Totali   500,000 56,693,331   45,351,663

 

Njoftimi behet në buletinin e APP nr. 46, datë 21.11.2016 ku përcaktohet dita e hapjes së ankandit për 4 lote me vlerë fillestare të ulur në shumën prej 45,351,665 lekë do të jetë data 12.12.2016 ora 10.

Sipas procesverbalit të mbajtur nga KVO, V.Xh., A.L. dhe P.Q. ankandi hapet në datën 12.12.2016 ora 10, dhe në ankand paraqitet vetëm operatori ekonomik personi fizik “B. M.T.”.

Ky subjekt paraqet Ofertën vetëm për 3 lote, respektivisht:

  1. Loti I Cigare “M.Q.B.” për sasinë 75,000 paketa me vlerë 6,912,000 lekë;
  2. Loti III Cigare “M.Q.R.” për sasinë 75,000 paketa me vlerë 6,912,000 lekë;
  3. Loti V-VI Cigare “M.S.S.” për sasinë 85,000 paketa me vlerë 7,108,265 lekë.

Për ofertën e paraqitur personi fizik ka paraqitur edhe sigurimin e ofertës në shumën prej 418 mijë lekë për këto dy lote.

Në përfundim të këtij ankandi operatori ekonomik personi fizik “B.M.T.”, shpallet fitues për 3 lote me vlerë 20,932,265 lekë.

Me mbarimin e kësaj procedure nuk rezulton të jetë propozuar hapi i parë për rritjen e çmimit të ankandit në masën 2 % të vlerës së ofertës, në kundërshtim me VKM nr. 1719, datë 17.12.2008 “Për miratimin e rregullave të ankandit publik, kreu v “zhvillimi i procedurave”, pika 5.3 Hapja dhe vlerësimi i ofertave, veprim i cili do të sillte rritjen e vlerës së ofertës minimumi prej 418,645 lekë.

Me subjektin fitues është lidhur kontrata nr. 8, datë 20.12.2016 për shitjen e 235,000 paketa cigare me vlerë 20,932,265 lekë me tvsh. Formulari i sigurimit të kontratës në shumën prej 2,093,227 lekë datë 19.12.2016. Malli dorëzohet në datën 21.12.2016 për sasinë prej 235,000 paketa, sipas faturës së DRRMTSH Lundër në shumën prej 20,932,265 lekë.

Pagesat për këtë transaksion kryhen me mandat arkëtimet e bankës nr. 21, datë 20.12.2016 në shumën prej 3,488,711 lekë tvsh e mallit dhe fatura nr. 20, datë 20.12.2016 në shumën prej 17,443,354 lekë vlera e mallit pa tvsh.

Për lotin nr. 2 cigaret e markës “M.Q.B.” në sasinë prej 265,000 paketa me vlerë VAM-i të mbartur nga procedurat e tjera prej 24,422,000 lekë me tvsh rifillon përsëri procedura për uljen e VAM në masën 20 % më pak se vlera paraardhëse. Në dosjen e kësaj procedure u gjet përsëri kopja e shkresës nr. 13996/1, datë 08.06.2016, nënshkruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet të cilës kthehet përgjigje se nuk ka çmime reference për këto lloj cigaresh.

Njësia e ankandit me procesverbalin e datës 13.12.2016, sipas urdhrit të titullarit nr. 52, datë 13.12.2016 ka rivlerësuar 20 % më pak mallin, duke e ulur në vlerën prej 19,537,600 lekë.

Drejtoria Rajonale e Rezervave njofton çeljen e këtij ankandi në buletinin e APP datë 19.12.2016 në të cilin përcaktohet dita e hapjes së ankandit është data 09.01.2017 ora 10.

Përsëri për këtë sasi malli paraqet interes vetëm personi fizik “B.M.T.”, i cili tërheq dokumentet e ankandit në datën 04.01.2017.

Ankandi hapet në datën 09.01.2017 0ra 10, në të cilin paraqitet ofertë vetëm personi fizik “B.M.T.” në vlerën prej 19,537,920 lekë me tvsh.

Me mbarimin e kësaj procedure nuk rezulton të jetë propozuar hapi i pare për rritjen e çmimit të ankandit në masën 2 % të vlerës së ofertës, në kundërshtim me VKM nr. 1719, datë 17.12.2008 “Për miratimin e rregullave të ankandit publik, kreu v “zhvillimi i procedurave”, pika 5.3 Hapja dhe vlerësimi i ofertave, veprim i cili do të sillte rritjen e vlerës së ofertës minimum prej 390,758 lekë, e cila përbën të ardhura potenciale të munguara.

Nga sa më sipër konstatojmë se VAM- i ankandit V ulet në shumën prej 4,884,080 lekë, ndërkohë që KVO duhej të respektonte kërkesat e dispozitave ligjore për rritjen minimalisht të vlerës së ofertës nëpërmjet hapit të pare të ankandit minimum në masën 2 %.

Me operatorin ekonomik fitues “Ballkan monark trade” lidhet kontrata nr. 8, datë 23.01.2017 me vlerë 19,537,920 lekë me tvsh. Për shitjen e mallit pritet fatura model me tvsh nr. 1, datë 23.01.2017 për sasinë prej 265,000 paketa në vlerën prej 19,537,920 lekë. Subjekti fizik likuidon vlerën e kontratës me mandat arkëtimet nr. 1, dhe 2, datë 23.01.2017 respektivisht për vlerën e TVSH 3,256,320 lekë dhe vlerën e mallit prej 16,281,600 lekë.

U shqyrtua observacioni i paraqitur me shkresën nr. 45/1, datë 28.02.2018, me të cilën pretendohet se në kushtet kur merr pjesë vetëm nj ofertues nuk mund të zbatohen kërkesat e dispozitave ligjore për propozimin dhe kalimin në hapin e parë.

Për këtë sqarojmë:në kushtet kur në VKM nr. 1719, datë 17.12.2008 “Për miratimin e rregullave të ankandit publik, kreu v “zhvillimi i procedurave”, pika 5.3 Hapja dhe vlerësimi i ofertave, kërkohet kalimi në hapin e parë, çka do të thotë se fitues mund të shpallet edhe një ofertues i vetëm , në këto kushte nuk do të thotë që nuk duhet propozuar hapi i parë, pasi jemi në kushtet kur në disa ankande të dështuar vlera e mallrave ulet deri 60 %..