Abuzimi me tenderin, shkarkohet nga detyra zv.Drejtori i ISHP

536
Sigal

Nëndrejtori i Inspektoriatit të Shëndetit Publik në Tiranë është shkarkuar nga detyra. Vendimi është bërë i ditur nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, njëherësh kordionatore e task-forcës antikorrupsion në raportimin javor. Gjonaj tha se shkarkimi lidhet me shkelje ligjore në prokurorimin e tenderit për dezinfektimin e zonave bredetare dhe urbane. Sipas saj nuk janë përdorur të njëjtat kritere për vlerësimin e ofertuesve. “Strukturtat antikorrupsion kanë verifikuar në ISHP Tiranë zbatimin e ligjshmërisë së procedurave të ndjekura gjatë procesit të prokurorimit të një shërbimi shumë të rëndësishëm siç është dezinfektimi në zonat bregdetare dhe urbane për zonat Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë.U konstatuan disa shkelje të ligjit për prokurimin publik veçanërisht në kuadër të procesit për vlerësimin e ofertave sikundër dhe në fazën e shqyrtimit të ankesave. Janë rekomanduar 8 masa disiplinore. Largim nga puna për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, konkretisht nëndrejtorin e ISHP, përgjegjësin e sektorit të sëmundjeve infektive, për mjekun në sektorin e sëmundjeve infektive.Po kështu janë rekomanduar masat vërejtje me paralajmërim për largim nga puna për anëtarët e komisionit të shqyrtimit të ankesave për procesin e vlerësimit të operatorëve ekonomikë, konkretisht përgjegjësin e departamentit të informimit shëndetësor tekonologjisë dhe komunikacionit, dy specialistë si dhe vërejtje për përgjegjësin e laboratorit dhe specialistin entomology”, tha Gjonaj.