Absurdi/ Shteti u siguron jetën vetëm… 2% të policëve ushtarake që rrezikohen prej krimit!

526
Absurdi arrin deri në shifra qesharake edhe kur bëhet fjalë për sigurimin e jetës së punonjësve të ushtarakëve, që gjenden përballë kërcënimeve, krimeve e sulmeve deri me pasojë humbjen e jetës, që u ndodhin e mund t’ju ndodhin gjatë kryerjes së detyrës dhe në jetën e përditshme për shkak të detyrës që kanë dhe shërbimeve që kryejnë në emër të shtetit. Nuk është “shpifje”, por realitet e madje është një absurd i miratuar prej qeverisë me VKM të posaçme. Më konkretisht, 8 ditë më parë është miratuar VKM Nr. 904, datë 11. 11. 2015 “Për përcaktimin e kategorive të përfituesve, të masave e të kritereve për sigurimin e jetës së punonjësit të policisë ushtarake në Republikën e Shqipërisë”. Çfarë përcakton ky vendim? Sipas VKM Nr. 904, datë 11. 11. 2015, publikuar në “Fletore Zyrtare” Nr. 197, datë 18 nëntor 2015, shteti shqiptar siguron vetëm jetën e 2% të punonjësve të policisë ushtarake, strukturë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas kësaj VKM-je absurde e tallëse me rrezikun dhe pasojat për jetën e efektivëve të policisë ushtarake, 98% e pjesë së këtyre policëve nuk sigurohen. VKM, garanton sigurim jete për disa kategori të veçanta e jo për të gjithë ata që ndodhen përballë rrezikut. Madje, absurdi shkon deri në skandalin, që kjo VKM absurde publikohet në “Fletore Zyrtare”, me informacionin publik të detajuar për krimin, duke u bërë të ditur se cilëve prej kategorive të policëve ushtarakë u sigurohet jeta nga shteti. D.m.th., shteti informon me detaje botën e krimit, se cilëve oficerë të policisë ushtarake, u sigurohet jeta nga shteti! 
JA VENDIMI 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 40, të ligjit nr. 13/2015, “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave 
VENDOSI: 
1. Ministria e Mbrojtjes të bëjë sigurimin e jetës në masën deri në 2% të personelit, sipas tabelës së organizimit dhe të pajisjeve të punonjësve të Policisë Ushtarake. 
2. Kategoritë që përfitojnë sigurim jete janë: 
a) punonjësit, të cilëve, për shkak të detyrës funksionale, u rrezikohet jeta, si më poshtë vijon: 
– Oficerë të Policisë Gjyqësore
– Inspektorë dhe agjentë të Policisë Kriminale
– Inspektorë të qarkullimit rrugor
– Inspektorë të rendit ushtarak. 
b) punonjësit e tjerë, të cilët vënë jetën në rrezik dhe që përcaktohen në urdhrin e Komandantit të Policisë Ushtarake për kryerjen e detyrave operacionale
Sigal