ABI Bank vjen nga parajsat fiskale, paratë e krijimit kaluan përmes ishujve Cayman

971
Sigal

INVESTIGIMI/ Kush fshihet pas “Neë Century Holdings XI” dhe “NCH Balkan Fund”?

Paratë që kanë themeluar Bankën Amerikane të Investimeve kanë kaluar përmes ishujve Cayman. Dokumentet e siguruara nga regjistri global i kompanive dëshmojnë se pronësia e  ABI Bank ruhet e fshehtë në parajsën më të madhe fiskale të botës, përmes dy kompanive guaskë, “Neë Century Holdings XI “dhe “NCH Balkan Fund”. Të dy këto fonde guaskë janë themeluar, në dhjetor të vitit 2012, por pak kohë më vonë do të shndërroheshin në një nga lojtarët më të rëndësishëm të sistemit bankar në Shqipëri. Sistemi bankar në Shqipëri numëron 16 banka, por vetëm  ABI Bank vjen nga kompani offshore. Dyshimet për këtë bankë u shtuan kur në bordin drejtues të saj u ul Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, edhe ky një tjetër rast i paprecedentë për sistemin financiar global, ku familja kryeministrore përfshihet direkt në sektorin bankar.

Pronësia

Banka Amerikane e Investimeve zotërohet 100 për qind nga një fond financiar i quajtur “Tranzit sh.p.k”. Por ky i fundit, zotërohet nga 3 aksionerë, një shtetas shqiptar me emrin Andi Ballta, i cili ka 30 për qind të aksioneve dhe dy fonde të tjera guaskë, “NCH Balkan Fund” dhe “Neë Century Holding XI”, që kanë secila nga 35 për qind të aksioneve. Të dy këto fonde, të cilat zotërojnë 70 për qind të Bankës Amerikane të Investimeve janë të regjistruar në parajsën fiskale të ishujve Cayman. “NCH Balkan Fund, L. P.” është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e regjistruar në Ishujt Cayman me numër regjistri MC-15214. Në po të njëjtin vend, pra në ishujt Cayman është regjistruar edhe kompania tjetër që ka në bashkëpronësi “Tranzit sh.p.k”, “Neë Century Holdings XI, L.P,” e cila ka si numër regjistri CR-10711.

Fondet fantazmë

Sipas Regjistrit Global të Kompanive, vlera e aseteve të “Neë Century Holding” llogaritet 330 milionë dollarë. Ky fond mendohet se ka 426 përfitues, por për shkak të regjistrimit në ishujt Cayman ata janë të fshehtë. “NCH Balkan Fund” rezulton të ketë 673 milionë dollarë asete, ndërsa përfituesit e tij janë 57 vetë, po përsëri të panjohur. Të gjitha bankat e licencuara në Shqipëri zotërohen nga grupe të mirënjohura financiare kryesisht nga Evropa Perëndimore. Pronësia e tyre është transparente dhe aksionerët që i zotërojnë janë të njohur publikisht. Por në rastin e  ABI Bank, çuditërisht kjo traditë u thye, duke ngritur dyshime të forta edhe ligjore për licencimin e bankës në dhjetor të vitit 2015. Askush nuk e di se kush qëndron pas “NCH Balkan Fund” dhe “Neë Century Holdings”, për shkak të sekretit që ofrojnë parajsat fiskale. Ky fakt ngre dyshime të forta. Kush qëndron pas  ABI Bank dhe pse BSH pranoi të licencojë një bankë nga parajsat fiskale? (marrë nga Faxëeb)

Avokat Altin Goxhaj: ABI Bank, është bankë e kompanisë ruse të krijuar më 1991

Avokat Altin Goxhaj ka publikuar dokumente dhe shkruan se banka  ABI Bank është bankë e kompanisë ruse të krijuar në 1991. Ja shkrimi i plotë i avokat Altin Goxhaj: Dhe po blen në shifra marramendëse troje dhe prona shqiptare për llogari të Kompanisë Ruse! Kush e ka  ABI Bank (gjoja Banka Amerikane e Investimeve) të Lindës së Edit? NJË KOMPANI E THEMELUAR NË RUSI, MË 1991 “NCH Capital Inc.”, e cila përfaqësohet me yllin e financave Andi Ballta që bëhet ylli rus i gjithë Ballkanit, në 2013 pas triumfit me 1 milion shuplaka të Rilindjes! Dhe Shqipëria rreshtohet e para për troje dhe sipërfaqe të ndërtuara që ka blerë dhe blen kompania Ruse! Ju e dini që unë jam shumë i saktë gjithmonë! Mother Russia ka qenë, mbetet dhe do të mbetet gjithmonë, jo vetëm shtëpia e bolshevikëve të 8 Nëntorit 1941, por edhe të trashëgimtarëve të tyre të adoptuar nga Sorosi që në 1992!