Abdulla Omuri: Ja si po diskriminohen invalidët

683

Gazeta Telegraf/

Më dt. 30 Nëntor
u zhvillua mbledhja e Këshillit Administrative të Institutit të Sigurimeve Shoqërore
ISSH. Krahas problemeve të tjera,ky institucion duhet të diskutonte edhe
problemet e grupeve të interesit, ku realisht ky institucion ju ka vënë
shtresave në nevoje lakun në fyt dhe në mënyrë të veçantë invalidëve të punës.
Por tek ky institucion ka zënë vende edhe shprehja popullore :- Dhelpra bishtin
e vetë lavdëron ! Sa herë që grupet e interesit ngrejnë problemet jetike të
tyre,edhe pse diskriminimi arrin deri në bukën e gojës,administrata e këtij
institucioni shfaqet në media ku shprehet për të drejtat e qytetarve. Në një
sondazh që është bërë mbas sistemit të drejtësisë institucioni më i kontestuar
sot në vende është ISSH. Më 13 Tetor u zhvillua një takim me Ministrin e Mirqënies
Sociale dhe Rinisë Z. Klosi,ku i parashtruam edhe problemet që shqetësonin mbi
75 000 invalidët e punës. Krahas shumë shqetësimeve një nga pikat kryesore që i
parashtruam Ministrit ishte edhe diskriminimi që po ju bëhej invalidëve të Punës
në lidhje me kontrollet ( të ashtuquajtura audite ) me pretendimet e
administratës së ISSH së :- Invalidët e punës kanë marrë para tepër. Absurde ta
mendosh një veprim të tillë. Pra invalidët e punës kanë qënë të punësuar si në
institucione publike po ashtu edhe në ato private të deklaruar nga kempi:-
Invalidë të pjesshëm me 6 orë ose 8 orë punë të lehtë. Edhe pse këto invalidë
kanë punuar në kushte të vështirë shëndetsore ISSH i quan debitorë. Debitorë
quhen 10,12,16,18 vjet më përpara. Sot aktualisht ju mbahen paratë. Ekzistojnë
akte ligjore që ky institucion kishte mundësi ta frenonte një dukuri të tillë nëse
ekzistonte. Edhe pensioni i invaliditetit është marrë konforme rregullave,duke
dorëzuar të gjithë dokumentacionin në administratën e këtij institucioni përsëri
ndëshkohen ata që sduhet të ndëshkoheshin. Është e habitshme se po ti
referohemi shtypit të shkruar ku thuhet:- Qytetarët ndiqen penalisht,shpëtojnë
administrata e sigurimeve shoqërore. E turpshme për drejtuesit e ISSH.Kot nuk
thotë populli i pamunduri ndëshkohet gjithmonë. Po ti referohemi një raporti të
KLSH ku ISSH i janë gjetur shkelje rreth 150 milionë lekë vetëm për shpërblime
administrate. Në një kohe ju presin bukën invalidëve të punës. Për sa më sipër
Shoqata e Invalidëve të Punës Shqipërisë ka vënë në dijeni të gjitha instancat
dhe pastaj kanë të gjitha të drejtat për të ndjekur rrugët demokratike për të
drejtat e invalidëve të cilët punuan në sektorët më të vështirë të jetës,ku
kontribuan qoftë në para qoftë në shëndet. Është ISSH që sot janë prishur
rraportet e përfitimeve të pensioneve. Një person që nuk ka qënë kontribues në
skemë përfiton 3 fishin e një invalidi të punës që ka qënë kontribues në skemë.
Me shpresën se instancat përgjegjëse do të marrin në konsideratë shqetësimet
tona,në të kundërtën festat e fundvitit do të na gjejnë para dyerve të ISSH.

Sigal