A ndryshojnë vlerat ushqyese sipas ngjyrës së perimeve brenda një lloji, cila është lidhja midis tyre

612
Pse të zgjedhim një spec të verdhë e jo një jeshil? Cili është ndryshimi mes lakrës së bardhë dhe asaj të kuqe? Çfarë kuptimi kanë ngjyrat e perimeve për sa u përket vlerave të tyre ushqyese, por dhe shëndetësore?
Nga ndryshojnë perimet e kuqe dhe portokalli nga perimet e tjera, për sa i përket vlerave ushqyese që përmbajnë?
Ky grup perimesh e përfton ngjyrën nga dy kategori kryesore përbërësish, karotenoidet e polifenolët, të dyja oksidantë të rëndësishëm. Të kuqet mbrojnë sistemin kardiovaskular, ndërsa ato portokalli në të verdhë kontribuojnë për një shëndet më të mirë, pasi përmbajnë luteinë.
Lakra e kuqe është më e pasur në vitamina se lakra e bardhë?
Të dyja janë një burim i shkëlqyer i Vitaminës C dhe i magnezit, folatit, Vitaminës B, potasiumit e disa antioksidantëve të rëndësishëm. Por po të bëjmë një krahasim midis të dyjave, lakra e kuqe ka më tepër antioksidantë, si antocianina, prej nga merr dhe ngjyrën, ndërsa përbërja e Vitaminës C është rreth 8 herë më e lartë se te lakra e bardhë.
Ku qëndron ndryshimi mes specave jeshilë dhe atyre të verdhë?
Zakonisht, specat jeshilë janë thjesht speca të kuq ose të verdhë që nuk janë pjekur ende si duhet. Gjithashtu, ata ndryshojnë edhe në shije. Specat jeshilë janë më të hidhur, ndërsa ata të kuq e të verdhë kanë më shumë tul dhe janë më të ëmbël. Specat e verdhë e të kuq janë burim i shkëlqyer vitaminash A, B6 dhe C, e njëherazi dhe antioksidantësh të mirë si likopen, luteinë dhe zeaksantinë.
Jeshilet përmbajnë sasi të larta folati dhe Vitamine K.
A kanë po kaq rëndësi ndryshimet në ngjyrë edhe te frutat?
Këto ndryshime i hasim në shumicën e ushqimeve të papërpunuara dhe si pasojë, edhe te frutat.
P.sh, mango e ka ngjyrën e verdhë për shkak të sasisë së lartë të karotenoidëve në të dhe shalqinjtë janë të kuq për shkak të përmbajtjes së lartë të likopeneve. Flanovoidët antioksidantë te portokajtë dhe mandarinat janë shkaku pse këto fruta kanë ngjyrë portokalli. 
Sigal