A mund të bëni plazh këtë fundjavë? Ky është parashikimi i motit

659
Sigal

Dita e djeshme ka rikthyer sërish reshjet në territorin shqiptar e madje në disa pjesë të vendit ka patur shtrëngata e reshje të forta breshëri… por çfarë pritet që të ndodhë këtë fundjavë?

Sipas Meteoalb, moti do të vijojë të mbetet i paqëndrueshëm për të gjithë fundjavën. Temperaturat do të “gënjejnë” shumëkënd pasi në orët e para të pasdites do të jenë relativisht të larta, por në pjesën e dytë të ditës, parashikohet të ketë reshje dhe një rënie të termometrit.

E shtuna dhe e diela do të jenë të paktën në pjesën e dytë të ditës të dominuara nga koha e paqëndrueshme dhe reshjet e herëpashershme të shiut.