A mos vallë jemi pranë zhdukjes së bananes?

218

Njerëzimi konsumon mbi 100 miliardë banane në vit.

Ky frut me lëkurë të verdhë përmban sasi të larta kaliumi dhe pektine por edhe magnez, vitaminë C dhe B6.

Bananja besohet të jetë fruti i parë i kultivuar në botë dhe gjurmë të saj janë gjetur në Guinean e Re që datojnë deri në 8000 vjet para erës sonë.

Ky frut numëron plot 1000 varietete të ndryshme por të gjitha bananet që gjejmë në dyqan janë të varietetit Cavendish, vendlindja fillestare e së cilës është Azia Juglindore.

A Mos Vallë Jemi Pranë Zhdukjes Së Bananes Që Njohim ?

Së fundmi, ky varietet është bërë shënjestra e insekteve por po vuan edhe pasojat e ndryshimeve klimatike.

Sulmet e insekteve ndaj bananeve kanë qenë të vazhdueshmë në 25 vitet e fundit, për vetë faktin se këto patogjenë ushqehen vazhdimisht me këtë varietet të vetëm.

Këto baktere kanë tendencën të pengojnë furnizimin me ujë të bananes dhe e shkatërrojnë atë.

Ato nuk mund të eliminohen dhe mund të zhvendosen edhe në tokë.

Përpos kësaj, bananet kanë edhe një dobësi tjetër.

Praktikisht çdo banane e mbjellë është një klon i brezit të mëparshëm të bananeve.

Kjo nënkupton se patogjenët e rrezikshëm mund të shpërndahen me të njëjtën furi si zjarri.

Mungesa e një varieteti gjenetik, e bën këtë banane të konsumit të gjërë më të brishtë ndaj rreziqeve të tilla.

Rreziqe të tjera

Bananes së përditshme i kanoset një rrezik tjetër nga një sëmundje e njohur si sigatoka e zezë, sporet e së cilës udhëtojnë nëpërmjet ajrit duke infektuar plantacionit dhe ulur prodhimtarinë.

Shpërndarja e këtyre sporeve favorizohet edhe nga ndryshimet klimatike dhe rreziku i infeksionit të plantacioneve është rritur me 50% në 60 vitet e vundit.

Ky infeksion mund të trajtohet por fermeret duhet të aplikojnë solucione të posaçme rreth 60 herë në vit.

Tashmë është i pranishëm në shumë plantacione të bananeve në Kinë, Indi, Tajvan dhe Afrikën Lindore.

Frika është e mdhe që ai do të shpërndahet edhe në vend të tjera eksportuese siç është Ekuadori.

Ekspertët kanë bërë thirrje për rritjen e varieteve të tjera ose ndërthurjen mes tyre për të garantuar vazhdimësinë e bananes mbi tokë