A ka shqiptarë të plagosur në sulmin e Londrës? Reagon Ministria e Punëve të Jashtme

557
Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare ka reaguar pas sulmit terrorist në Londer dhe ka konfirmuar se mes të plagosurve dhe viktimave nuk ka asnjë shtetas shqiptar.
Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë sulmin e ndodhur sot në Londër, dhe i shpreh solidaritetin dhe mbështetjen autoriteteve dhe popullit britanik në luftën kundër çdo forme terrorizmi. MPJ është vënë në dijeni nga Ambasada e Shipërise në Londër se:
Nga verifikimi paraprak i policisë londineze nuk ka shtetas shqiptarë midis viktimave apo të plagosurve. MPJ dhe Ambasada e Shqipërisë në Londër do të vijojnë të ndjekin situatën.
Sigal