A ka shqiptarë të lënduar nga tërmeti në Greqi? Ambasada jep të dhënat e para

545
Pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6,7 ballë të shkallës Righter që goditi mbrëmjen e djeshme Detin Egje pranë bregdetit turk dhe grek, ambasada shqiptare në Greqi jep informacionet e para për të lënduarit dhe viktimat.
Sipas ambasadës sonë në vendin fqinjë mes të plagosurve nga tërmeti nuk ka shqiptarë. Po sipas saj, viktimat e gjetura nën rrënoja janë një shtetas turk dhe një suedez.

Tërmeti u regjistrua në ora 1:31 sipas kohës lokale në thellësi prej 7.8 kilometra, njofton Agjencia shtetërore për menaxhim me kriza (AFAD). Pas tërmetit janë regjistruar edhe 40 dridhje tjera të fuqishme nga 3 deri në 4.6 ballë.
Sigal