A ju ndodh kjo shpesh kur e keni celularin në xhep?

685
9 nga 10% e njerëzve vuajnë nga sindromi “fantazmë” i vibrimit – kur ata gabimisht mendojnë se celulari i tyre është duke vibruar në xhep, thuhet sipas një publikimi të fundit.
Dr. Robert Rosenberger, një filozof dhe asistent profesori në Institutin e Teknologjisë Gerogia, tha se fenomeni shkaktohet nga “zakonet e mësuara trupore”.
Hulumtimi, i publikuar në revistën “Kompjuteri në Sjelljen Njerëzore”, sugjeron se kur një person e lë celularin e tij në xhep, atëherë ai bëhet “pjesë e trupit” në të njëjtën mënyrë sikur kur vendosim syzet, që lehtë harrojmë se i kemi aty ku i kemi, transmeton Gazeta Express.
Njerëzit më pas e përjetojnë një ndjenjë të tillë si lëvizje apo pulsim të muskujve ngjashëm me vibrimin e celularit, por është vetëm një halucinacion.


Sigal