A është ABI BANK simotra shqiptare e ABLV BANK në Letoni?

934
Çfarë ndodhi në Riga, ku kompani guaskë lëviznin miliarda dollarë përmes një banke të vogël në një ish-vend sovjetik me dy milionë banorë, dhe roli i Departamentit amerikan të Thesarit
Si e vetmja bankë e nivelit të dytë, e akuzuar se shkel ligjin shqiptar mbi bankat dhe askush nuk reagon. Ligji shqiptar mbi bankat e nivelit të dytë parandalon dhe nuk lejon kompanitë guaska nga parajsat fiskale të zotërojnë aksione në bankat që operojnë në tregun shqiptar. Është detyrim ligjor që të njihen dhe ekspozohen aksionarët dhe pronarët e vërtetë të bankave për vetë rrezikshmërinë që ka tregu bankar dhe impakti që mund të ketë në ekonominë e vendit dhe në shoqëri. Kjo shkelje lë hapësirë spekulimi.

Si një bankë e vogël në Letoni u shndërrua në parajsën e parave të pista të botës
Banka ABLV ka lejuar entitete nga Rusia, Ukraina dhe Korea e Veriut të depozitojnë fonde të paligjshme, thonë zyrtarët e SHBA.

Nga Drew Hinshaw, Patricia Kowsmann dhe Ian Talley
RIGA, Letoni- Pak vite më parë, zyrtarë të Departamentit të Thesarit vërejtën disa korente të nëndheshme shqetësuese financiare. Kompani guaskë po lëviznin miliarda dollarë përmes një banke të vogël në Letoni, një ish-vend sovjetik me dy milionë banorë. Zyrtarët e thesarit u shprehën se banka ABLV qe përfshirë në pastrimin e parave për klientë të korruptuar në Rusi, Azerbajxhan dhe Ukrainë. Në fund të vitit të shkuar, zyrtarët thanë se ato kanë zbuluar edhe më shumë fakte; Programi raketor i Koresë së Veriut kish përdorur kompani të tilla për të lëvizur paratë përmes bankës. Më 13 shkurt, Departamenti i Thesarit në SHBA deklaroi ABLV një “institucion që kryen pastrim e parave” – një prej më të mëdhenjve në Evropën e këtij shekulli -dhe deklaroi disa plane për sanksione dhe shkurtime për aksesin e tyre tek dollari. SHBA nuk akuzoi ABLV se kishte njohuri për identitetin e pronarëve të kompanive guaskë, por u shpreh se banka “në mënyrë proaktive mundësoi pastrimin e parave dhe skemave rrethore rregullatore” për klientët e saj. Deklarata i kushtoi bankës një humbje prej 700 milionë eurosh dhe banka u detyrua të mbyllej. Më pas SHBA kërkoi një sanksion të rrallë për një vend anëtar të NATO-s, duke dëshmuar për rrezikshmërinë e lartë të rrezikut që ajo ka parë nga ky vend i vogël i Bashkimit Evropian. Një paradë e diplomatëve amerikanë kanë vizituar Letoninë këto vite, duke u shprehur se ajo ka mangësi në rregullatorët bankarë që mundësojnë dhe lejojnë entitete kriminale apo të sanksionuara nga vendet e perëndimore të hyjnë në Evropë për mes financave. “Është një çështje sigurie kombëtare”, u shpreh zëvendëssekretari i Shtetit të SHBA, John Sullivan, për një reportere letoneze në Shkurt, gjatë një vizite në Riga pak kohë pasi SHBA kishte sanksionuar ABLV. “Rrezikshmëria e sigurisë mund të marrë disa forma, përfshirë edhe korrupsionin apo kërkesën për të minuar integritetin e sistemit financiar”, u shpreh ai. Pak përpara kolapsit, ABLV u shpreh se akuzat e Thesarit ishin “të pasakta në disa aspekte të rëndësishme” dhe u zotua se do të punonte “shpejt për të bashkëpunuar me rregullatorët e SHBA për të zgjidhur shqetësimet e tyre.” Shefat e ABLV u shprehën se ato kanë bërë gjithçka në fuqinë e tyre për të luftuar pastrimin e parave. Problemi i ABLV ka ekspozuar deficencën e rregullatorëve evropianë që kishin besuar për vite me radhë se bankat letoneze nuk kishin kryer aq sa duhet për të kontrolluar klientët e tyre, e që kishin kryer shumë pak për t’i ndaluar klientët u shprehën zyrtarët e SHBA. Uashingtoni informoi Bankën Qendrore të Evropës sa i takon problemeve të ABLV pak minuta përpara se Thesari të bënte publike deklaratën në 13 shkurt. Që prej recesionit të vitit 2008, zyrtarët e BQE kanë qenë të shqetësuar me lëkundjet e krizës financiare. Në prag të rënies së ABLV BQE e mbrojti supervizionimin e saj prej bankave dhe vuri në dukje se ajo nuk kishte fuqi investiguese për të zbuluar pastrimin e parave, një detyrë që blloku ia lë vendeve anëtare. Komisioni Evropian – krahu ekzekutiv i BE – u shpreh në bllok për disa norma legjislative anti-pastrim parash. “I takon autoriteteve kombëtare të përforcojnë këto rregulla”, u shpreh Komisioni. Zyrtarët letonezë kanë vënë në dukje se ABLV ka pasur para nga krimi, me gjasa pa dijeni. Disa zyrtarë thane se vendi ka bërë të pamundurën për të luftuar financimet e paligjshme, por i kanë munguar burimet për të kontrolluar qindra miliardë dollarë që kanë rrjedhur brenda dhe jashtë vendit këto vite. Fundi i bankës ABLV shënon edhe mbylljen e një biznesi të nisur nga Oleg Fils dhe një koleg i tij në fillim të viteve 1990, me paratë e shumta që erdhën si pasojë e rënies së komunizmit. Në 1995, z. Fils dhe partneri i tij blenë një numër aksionesh të një banke të një qyteti të vogël, Aizkraukles Banka, që kishte thuajse 1 milion dollarë depozita. Ato punësuan një 19-vjeçar për të drejtuar departamentin e tyre të kartave të kreditit dhe tërhoqën klientë duke i futur ato në një lotari të artit modern me piktura të kryera nga studentët lokalë. Ato e shkurtuan emrin e bankës për të qenë më i kollajtë dhe e quajtën ABLV. Z. Fils, që refuzoi të na përgjigjej, pa se Letonia mund të jetë një urë lidhëse mes Rusisë dhe Perëndimit. Riga “ka qenë një vendndodhje ku rrugët e tregtisë nga Lindja dhe Perëndimi janë kryqëzuar që nga themelimi i saj,” kështu u shpreh z. Fils gjatë prezantimit vjetor të raportit të bankës në 2012. Kapitali letonez, shtoi ai, është i destinuar të “njihet dhe të respektohet në qendrat e financës si Londra dhe Luksemburgu.” Në 1998, Letonia krijoi një set rregullash për të luftuar pastrimin e parave, një kërkesë e BE që ajo të integrohej, të cilin Letonia e përfundoi në 2004. Rregullatorët qenë modestë dhe kishin gjoba simbolike karshi pastrimit të parave – gjoba maksimale qe 142.000 euro për një bankë dhe 350 euro për një punonjës të përfshirë sipas Organizatës për Kooperimin Ekonomik dhe Zhvillimin. Asnjë ligj specifik nuk e pengonte dikë që të hapte një llogari me emër të rremë. Të huajt që kurrë nuk kishin vënë këmbë në Letoni mund të hapnin llogari pa pasur ndonjë kontroll të lartë, mjafton që ato të përdornin një bankë letoneze aty ku kryenin veprimet, standardet qenë më të ulëta se sa ato të vendeve të zhvilluara, shprehet OECD. Pas një inspektimi që zgjati tre ditë në vitin 2000 nga skuadra e BE kundër pastrimit të parave, Letonia u përgëzua si një vend “me një strukturë tepër të kuptueshme për mbrojtjen e sistemit financiar.” Në këtë periudhë Letonia iu bashkua BE-së, bashkim që ndodhi katër vite më pas, asetet që ishin në zotërim të bankave të saj ishin më të shumta se sa e gjithë ekonomia e vendit. Gjatë kësaj kohe ABLV nisi përçapjet e para për të fituar klientë të rinj nga ish-vendet Bashkimit Sovjetik. Këto klientë zakonisht i dërgonin paratë e tyre në Letoni përmes vendeve që lejonin ekzistencën e kompanive të tilla, u shprehën rregullatorët e SHBA dhe letonezë. Me kalimin e kohës, më shumë se 80% e klientëve të bankave qenë jashtë Letonisë me thuajse 90% të tyre që përdornin kompani guaskë, u shpreh një agjent i Inteligjencës Financiare. Një fenomen i ngjashëm po ndodhte përgjatë gjithë bankave të Letonisë, kur depozitat për disa njerëz dhe kompani jashtë Letonisë u rritën në vitet e fundit. Një rritje që rregullatorët e panë si flamur të kuq dhe si pastrim i parave. ABLV u shndërrua një kredi dhënëse për 49 kredimarrës, përfshirë “Deutsche Bank AG” dhe “JPMorgan Chase & Co.”, duke lejuar paranë të lëvizë më lirisht mes bankave letoniane dhe institucioneve perëndimore. Z. Fils u shndërrua kësisoj në njeriun më të pasur në Letoni, duke rishkruar jetën artistike moderne të vendit. Ndërkohë që flamuri i kuq i rrezikut valëvitej, në vitin 2001 bankat e tilla ndihmuan kokainën kolumbiane dhe baronët e saj të lëviznin 697,000 dollarë, sipas prokurorëve të SHBA që po hetonin kolumbianin. Banka u shpreh se ajo nuk mund ta dinte se transferta lidhej me një aktivitet kriminal. Rreth kësaj kohe, një hetim i SHBA zbuloi se një faqe pornografike me fëmijë kishte lidhje me pagesat e kartës së kreditit të lidhura me një llogari në ABLV. Banka u shpreh se ajo kooperonte me ligjin për të përforcuar sigurinë. Gjatë kësaj periudhe BE shprehte pëlqimet e saj në raport me standardet bankare në Letoni. Një raport në 2004 shprehej se Komisioni Evropian e gjente përpjekjen e Letonisë për të luftuar pastrimin e parave në linjë me kërkesat e BE. Gjithsesi, edhe pse BE mbetej e kënaqur, raporte të shumta nga agjencitë e SHBA e karakterizonin Letonin si një vend të gatshëm për të sponsorizuar krimin e organizuar dhe shtetet diktatoriale. Uashingtoni ishte i shqetësuar për grupet terroriste. Në vitin 2004, pak kohë pasi Letonia hyri në NATO, SHBA i ofroi vendit një ndihmë ushtarake, por në këmbim donin një koncesion: Lini zyrtarët tanë të auditojnë bankat e vendit. Daniel Glaser, në atë kohë numri 2 i Thesarit në SHBA, fluturoi në Riga për të parë punët. Në 2005 ai deklaroi se dy banka letoneze kryenin pastrim parash dhe ndaloi bankat e SHBA dhe SHBA të bënin biznes me to. Disa letonezë dhe evropianë u ankuan nga këto masa duke ia hedhur fajin SHBA, ndërkohë që banka qendrore letoneze u zotua për të qenë më mprehtë. Në vitin 2014, kur Letonia adoptoi euron si monedhë të saj, BQE mori në kontroll supervizimin e bankave. Por BQE nuk kishte autoritet për të investiguar mbi pastrimin e parave dhe ua la këtë pushtet rregullatorëve lokalë. BQE kishte fuqinë për të vetuar bordin e bankës dhe anëtarëve të saj, por rregullatorët publikë të Letonisë paralajmëruan në 2016 se shefi i AVLB nuk po bënte aq sa duhej për të luftuar pastrimin e parave. Por ndonëse kështu BQE aprovoi rizgjedhjen e tij në krye të bordit të ABLV vitin pasues, u shprehën njerëzit që kanë dijeni për ngjarjen. Zyrtarë të ABLV u shprehën se “kanë krijuar një nga sistemet më të forta të pajtimit në sektorin bankar.” Oficerët u shprehën se puna e tyre në raport me ligjin ofron “praktikat më të mira ndërkombëtare.” Mirëpo një manjat i naftës, ukrainasi Serhiy Kurchenko na tregon se si klientët e përdornin ABLV për të pastruar paratë, u shprehën zyrtarët e Thesarit. Meqë qeveria pro-ruse në Ukrainë u rrëzua në 2014-n, z. Kurchenko iku nga vendi i tij dhe lëvizi miliarda dollarë përmes nëntë kompanive të tij guaskë, u shprehën disa zyrtarë të Departamentit të Thesarit. Banka që kreu këto transaksione ishte ABLV. Pushtimi i Rusisë prej Ukrainës në të njëjtin vit detyroi Departamentin e Thesarit në SHBA që të sanksiononte dhe procedonte biznesmenin në fjalë pasi ai qe i lidhur me presidentin Putin. ABLV u shpreh se e kishte larguar manjatin e naftës pasi SHBA e kishte vendosur atë në listën e sanksioneve. Që nga ajo kohë, z. Fils dhe ABLV kanë ndërmarrë një proces rikrijimi të artit modern përmes ndërtimit të muzeve, holleve për koncerte dhe një plani prej 1 miliard dollarë për të financuar qendrën e Rigas. Banka sponsorizoi gjithashtu një statujë bronzi në kryeqytet, me një mbishkrim “Labor omnia vincit”, që në shqip do të tingëllonte “Me punë arrihet gjithçka.” Banka u shpreh se ka punësuar 109 specialistë kundër pastrimit të parave për të kontrolluar listën e klientëve të tyre në 2017 dhe ajo shkurtoi listën me një të pestën e klientëve në fund të vitit. Ajo gjithashtu punësoi një konsulent special që të rishikonte praktikat e pastrimit të parave; z. Glaser, i cili pasi la shërbimet qeveritare në fund të periudhës Obama u punësua prej ABLV. Z. Glaser refuzoi të përgjigjej për pyetjet tona. ABLV gjithashtu deklaroi një “tolerancë zero” ndaj politikave kundër Koresë së Veriut dhe klientëve të lidhur me të. Por goditja e fundit erdhi vitin e shkuar, kur hetues nga Departamenti i Thesarit zbuluan se klientë të ABLV kishin lidhje me kompani që operonin në Korenë e Veriut dhe ishin të lidhura me bankat e saj duke thyer kështu një nga pikat e sanksioneve të SHBA. Kompanitë e tilla përfshinin importuesit e mineraleve kineze, sipas një personi në dijeni me ngjarjen. Në shkurt, Departamenti i Thesarit kontaktoi me BQE: Pas pak minutash SHBA do të akuzojë formalisht ABLV për pastrim parash dhe do të mbyllë aksesin e bankës tek monedhat e saj në dollarë. Departamenti i Thesarit i detajoi akuzat e saj në një njoftim publik, përfshirë edhe lidhjen e ABLV dhe stafit të saj në tjetërsimin e dokumenteve dhe mbështetje të “skemave financiare” si dhe në korruptimin e rregullatorëve letonezë që kanë influencuar në këtë gjendje. Banka i mohoi akuzat.

Rregullatorët letonezë u përpoqën ta mbanin bankën në sipërfaqe dhe shpenzuan ditë duke u përpjekur të injektonin një borxh prej 590 milionë USD si hua. Shumë shpejt BQE deklaroi se ABLV do të likuidohet. Shumica e depozituesve do të marrin jo më shumë se 100.000 euro.

Marrë nga “The Albanian Conservative Club”
Sigal