A e dini sa kalori duhet të konsumojmë gjatë një dite?

944
Në ditët e stme obeziteti dhe kequshqyerja janë kthyer në probleme serioze për popullësinë. Shumica e ushqimeve janë të mbingopura me kalori dhe një pjesë e madhe e njerëzve tejkalojnë sasinë e nevojshme të kalorive, duke djegur më pak se sa duhet. Për parandalimin e obezitetit, mjekët dhe dietologët bëjnë thirrje për reduktimin e kalorive dhe konsumin e ushqimit të shëndetshëm.
Pra sasia e nevojshme e kalorive ditore duhet të jetë 2000 kalori për femrat dhe 2500 për meshkujt. Kjo e konvertuar në 400 kalori për mëngjes, 600 në drekë dhe 600 në darkë. Në momentin që ju konsumoni këto sasi kalorish, jeni në rrugë të drejtë. E mira është që këto kalori të merren nëpërmjet ushqimeve të shëndetshme, të cilat nuk shtojnë sasinë e dhjamit në trup duke ju dhënë vetëm energji të nevojshme. Sigurohuni që ti kushtoni rëndësi edhe aktivitetit fizik ku minimalisht duhet të bëni 6000 hapa në ditë.
Sigal