A duhet të pini ujë gjatë ushqimit?

607
Pirja e ujit para dhe gjatë ushqimit është shprehi që e kanë shumë njerëz. Zbulimet e reja tregojnë se pirja e ujit gjatë ngrënies bën më shumë dëm sesa dobi.
Pse uji nuk është i mirë për t’u pirë gjatë ngrënjes së ushqimit? Dietologia Robin Joukilis, në librin e saj “Go with your gut” pretendon se kjo shprehi dëmton tretjen dhe thithjen e materieve ushqyese në organizëm.
Joukilis ka rekomanduar që uji nuk duhet të pihet një gjysmë ore para dhe një orë pas ngrënjes së ushqimit. Nëse ju duhet të pini ujë gjatë ngrënies, për t’ju ndihmuar të përtypni më lehtë ushqim, pini gllënjka të vogla. Përndryshe, në qoftë se ju pini gjatë vaktit shumë ujë në një kohë, mund të çojë te shpërbërja e rezervave të acidit klorhidrik në stomak, i cili është thelbësorë për tretjen e duhur të ushqimit.
“Sasia e madhe e lëngut gjatë ngrënies mund të shkaktojnë fryrje, probleme me tretje dhe parandalimin e absorbimit të duhur të materieve ushqyese “, konfirmon dieteologia Ali Miller.
PH ideal në stomak, shton Miller, është 1 deri në 2, dhe ky nivel ndihmon në shpërbërje të proteinave, stimulon lirimin e enzimeve për tretjen e ushqimit, ndihmon në absorbimin e vitaminës B12 dhe si në konvertimin e ushqimeve në qull që lehtëson tretjen. Kur pini gjatë vaktit i gjithë procesi ngadalësohet dhe pastaj vjen fryrja dhe tretja e dobët.
Kur është më së miri të pihet ujë? Për tretje të shëndetshme gjatë ngrënies, pini maksimum dy decilitra ujë (në gllënjka të vogla). Gjatë pjesës tjetër të ditës pini midis vakteve që do t’ju ndihmojë të largoni urinë ‘e rreme’ që ju e mendoni kur në të vërtetë jeni dehidruar.
Sigal