A do të shkojë për gjykim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës vendimi për demarkacionin me Malin e Zi?!

708
Muharrem Xhafa
Pas afro 3 vjet debatesh, Kuvendi i Kosovës miratoi më 21 mars 2018 marrëveshjen e demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi. Kuvendi i Kosovës, sipas kësaj marrëveshjeje, përflitet se i fal Malit të Zi 8260 ha. territor të Kosovës në njerën prej zonave më të bukura të Alpeve Shqiptare (të Shqipërisë)! Aspak pretendoj të njoh gjendjen e brendshme të punëve të Republikës së Kosovës dhe marrëdhëniet e saj me Republikën e Malit të Zi, po, sa kam lexuar e kam dëgjuar, më është krijuar përshtypja se ky vendim i Kuvendit të Kosovës bie në kundërshtim flagrant me interesat e popullit të Kosovës e të gjithë Shqiperisë, është marrë në shkelje të Kushtetutës së Republikes së Kosovës. Argumentet e shumtë teknikë kundër marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi i njohin specialistët e fushës. Thjesht, unë dua të përmend përse kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dy heronj të fitores së luftës së Kosovës me Serbinë, më parë kanë qenë kundër marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi e të gatshëm për të dhënë jetën për mbrojtjen e kufinjve të Kosovës?! Përse ata ndryshuan qëndrim dhe nuk morën mundimin të sqarojnë popullin e Kosovës për ndërrimin e qëndrimit dhe në ç’pika kishin bërë gabim?! Jo pak vetë thonë se “heronjtë” i tradhtuan interesat e popullit e të vendit! A të jetë vallë e vërtetë që Thaçi e Haradinaj ndryshuan qëndrim me bindje, sepse kuptuan gabimet në lidhje me demarkacionin apo sepse mbi ta është ushtruar presion i madh dhe, duke mos guxuar të dorëhiqen, zgjodhën të mbajnë kolltukët e butë të presidentit e të kryeministrit në dëm të tokës e të interesave të popullit shqiptar të Kosovës?! S’eshtë më pak “interesant” fakti që deputetët e Kuvendit të Kosovës u desh të viheshin fort disa herë nën presion, që të ndërronin qëndrim e të mblidheshin në seancë plenare për ta votuar atë vendim të turpit e per t’ia arritur qëllimit! Madje, eshtë vërejtur açik se mbi deputetët eshtë ushtruar “dhunë” nga Haradinaj, Veseli, Thaçi e të tjerë! Po s’është çudi që, pas këtij vendimi antikombëtar poshtërues, të jetë dhe vetë Serbia! Çështja është: Nëse dërgohet (nga Vetvendosja) çfarë do të bejë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, a mund ta shpallë dhe a do të mund ta shpallë ajo antikushtetues vendimin e Kuvendit të Kosovës të datës 21 mars 2018, që i fal Malit të Zi 8260 ha. territor të Republikës së Kosovës? Fuqinë juridike për ta rrëzuar e ka! Kjo do të ishte në nderin e saj dhe një akt heroik i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila do të zhbënte atë çfarë bënë Haradinaj, Thaçi dhe Kuvendi i Kosovës! Gjykata do të ndodhet nën një presion të madh! Kjo eshtë e sigurt! Po ajo, jo vetëm nuk duhet të tërhiqet, po duhet të marrë përsipër përgjegjësinë per të dhenë një vendim të drejtë, historik, qoftë edhe duke u dorëhequr në grup, pas dhënies së vendimit kushtetues! Të bëjë pra atë që nuk bënë Presidenti e Kryeministri i vendit, Kuvendi i Kosovës! Më e pakta që mund të bëjë Gjykata Kushtetuese e Kosovës është të vendosë për të çuar çështjen në referendum, që të marrë vendim populli i Kosovës! Kështu do t’i dalë “kallaji” edhe BE-së, edhe SHBA-së!
Sigal