90% e bukës në Shqipëri prodhohet me miell serb-rus-maqedonas depozitë e degraduar 30-40 vjeçare

1367
Gazeta “Telegraf”, iu rikthye shqetësimit real në lidhje me bukën dhe prodhimet e brumit, duke denoncuar sëmundjen e bukës me emrin “Coli Bacil”, sëmundje që shkaktohet prej miellit prodhim i vjetër deri në 30-40 vite, prodhim i degraduar si cilësi. Denoncuam faktin që në Shqipëri prodhohet bukë prej miellit të infektuar prej pisllëkut në mjediset e fabrikave të miellit e furrave të bukës, prej ujërave të ndotur që përdoren gjatë procesit të prodhimit të bukës dhe prej higjenës së punonjësve në furrat e bukës. 
Në gazetën “Telegraf”, 400 reagime e denoncime për grurin, miellin dhe bukën e infektuar
Pas botimit në gazetën “Telegraf”, të skandalit të plasjes së sëmundjes “Coli Bacil” në bukën që konsumohet në Shqipëri, ka pasur shumë reagime e denoncime nga specialistë e qytetarë nga 38 qytete të vendit, të cilët janë bërë “aleatë” të gazetës, në “betejën” për të ndalur krimin që organizojnë strukturat mafioze tregtarë-shtetarë në trajtë monopolesh e ortakërie të pista, madje edhe që me evazion fiskal importojnë, prodhojnë dhe tregtojnë grurë, miell e bukë “vrasëse”, duke plotësuar letra fiktive që prej vendit të origjinës së grurit e miellit, që në doganat hyrëse-dalëse të huaja e shqiptare, që në fabrikat e miellit e deri tek fabrikat dhe furrat e bukës, letra të cilat, pas interesimit të bërë prej gazetës “Telegraf” në zyrat e shtetit dhe në firmat private të grurë-miell-bukës, “çuditërisht” rezultojnë të jenë… 100%% të rregullta! Edhe pse shtetarët e pyetur dje nga gazeta “Telegraf”, në lidhje me këtë skandal krim ushqimor që vazhdon e nuk ndalet prej 23 vitesh, mohuan sëmundjen e bukës, ka një fakt real: Buka që prodhohet e konsumohet në Shqipëri dhe gjithë prodhimet e brumit, prej 3 muajsh janë infektuar me sëmundjen “Coli Bacil”. 

Ky fakt skandaloz, ka këtë tregues: Lejohet të bëhet me “vulë shtetërore”, duke iu çuar shqiptarëve në organizëm bukë kancerogjene. Ka një realitet, që tashmë dihet e pranohet edhe nga “kompetentët” zyrtar të sektorit të ushqimit: 90% e bukës në Shqipëri prodhohet me miell serb-rus-maqedonas që është me “standarde” tagji kafshësh, i cili për nga cilësia që ka duhet groposur deri në 50 kilometër larg zonave të banuara, i pa përdorshëm as për tagji kafshësh “azat”, që nuk janë në trajtim e mbrojtje nga shteti. Ndërsa në Shqipëri, ky grurë e miell i importuar nga Serbia-Rusia dhe Maqedonia, përdoret për bukë masive, madje edhe për pica e pastiçeri! Dje, në redaksinë e gazetës “Telegraf”, kanë ardhur mbi 400 reagime e denoncime konkrete për miellin, grurin e buklën që del në treg, të cilët kërkonin të shpëtonin nga buka “vrasëse”. Në një letër të ardhur prej një punonjësi dogane në kufirin shqiptar në zonën e veriore, thuhet se “… importuesit e grurit e miellit, janë kthyer në “banda” që me urdhër, presion e porosoi nga shtetarët e lartë, me letra false fusin në Shqipëri grurë kancerogjen serbo-rus, të cilin ne nuk mund ta ndalojmë dot edhe spe e dimë që është grurë e miell kancerogjen, por detyrohemi të firmosim e vulosim letra analizash e zhdoganimi si “të rregullta”. Në një letër tjetër, të ardhur nga një punonjës i AKU në Tiranë, thuhet se firmat e sektorit të grurë-miell-bukës, kanë vite që u shesin shqiptarëve miell e bukë të infektuar, të lejuar prej bosëve të kontrollit e të shtetit, në shkëmbim të ryshfeteve që importuesit dhe prodhuesit japin në bashkëveprim e nën presion”. 
Gruri dhe mielli serb-rus e maqedonas që vjen në Shqipëri, rezervë 30-40 vjeçare e degraduar që duhet groposur
Nuk është sajim, por realitet që e di shteti shqiptar, por që e lejon. Gruri dhe mielli që futet në Shqipëri nga Serbia, Rusia e Maqedonia dhe që përdoret për konsum ushqimor buke e prodhimesh të tjera brumi në tregun shqiptar është rezervë 30-40 vjeçare e degraduar që duhet groposur në ato vende. Por në vend të groposet në Serbi, Rusi e Maqedoni, sillet në Shqipëri prej horrave monopolistë privatë e shtetarë të këtij tregu “vrasës”, duke u bërë bukë dhe 18 lloje ushqimi për popullatën. Ky grurë e miell i degraduar, blihet nga tregu shqiptar me çmim shumë të lirë dhe regjistrohet në letra si cilësi e lartë. Në fakt, gruri është i degraduar në masën 75%, ndërsa mielli që importohet nga Serbia, Rusia dhe Maqedonia është me përmbajte 7-8% proteina, ndërkohë që ky tregues duhet të jetë mi9nimalisht 12%. Kujtojmë që përqindja e proteinave në vendet e botës së tretë është realisht 11%, ose 3-4 % më tepër se mielli që përdoret në Shqipëri. Ka dhe një tregues vlerash ushqimore e cilësie skandaloz në grurin dhe miellin që tregtohet e prodhohet buka në Shqipëri: Gluteni është në masën 18-20%, ndërkohë që minimalisht duhet në masën 30%. Kjo përqindje e ulët nuk e kontrollon dot gazin karbonik gjatë fermentimit të brumit të bukës dhe të produkteve të tjera të burimit. Ndaj dhe batakçinjtë e prodhimit të miell-bukës, osë “vrasësit” e shëndetit dhe madje të jetës konsumatorit, për të vjedhur këtë përqindje të munguar të Glytenit e për të krijuar një cilësi buke me pamje false, i hedhin brumit adiditvë (substanca kimike) që shkatërrojnë sistematikisht organizimin e konsumatorit të bukës dhe prodhimeve të brumit. 

Në këtë lojë ëhstë edhe sëmundja e bukës “Coli Bacil” e cila e ka fillesën që në farën dhe procesin e korrjes së grurit. Kjo sëmundje krijohet nëse gruri korrekt kur ka përqindje lagështie mbi normën e lejuar 14% dhe magazinohet pa u ventiluar. Realisht gruri që importohet nga Serbia, Rusia e Maqedonia e ka treguesin e lagështirës në masën 23%. Ndaj dhe fabrikat e millit dhe depot e grurit në Shqipëri përdorin ventilues për tharjen e grurit, por që nuk arrijnë ta ulin më poshtë se 20%. Për të evituar mykjen e grurit në depo, ata e fusin atë në bluarje dhe kështu mielli del me lagështirë, gjë që “injekton” sëmundjen “Coli Bacil” e cila prej 3 muajsh është prezent në miellin dhe bukën që prodhohet në Shqipëri. Gruri me lagështirë futet në magazina e në prodhim me lagështirë dhe sipas ekspertëve të bujqësisë, si pasojë e “frymëmarrjes intensive” të grurit, prej tij çlirohet gaz karbonik, ujë dhe nxehtësi. Ajo që vepron aktivisht është nxehtësia e cila vazhdon dhe rritja e nxehtësisë krijon mykjen e grurit, me pasojë infektimin e grurit prej “Mukotoksinës” dhe “Aflatoksinës”, të cilat kur gruri bëhet miell e bukë, shkaktojnë sëmundjen e rrezikshme “Coli Bacil”. Gruri që futet në Shqipëri prej Serbisë, Rusisë e Maqedonisë dhe mielli që prodhohet prej tij e përdoret për bukë dhe prodhime të tjera ushqimore për njerëzit është jashtë standardeve për t’u përdorur si ushqim njerëzor, mbasi është me 6 mikrogramë/kg, nga 2 mikrogramë/kg që është norma e lejuar si përmbajte maksimale, përmbajtje kjo, që shkakton kancer në mëlçi e stomak! Këto tregues “vrasës” dihen prej institucioneve kontrolluese e ligj-zbatuese të shtetit shqiptar, por lejohen me vetëdije e natyrisht me… “bakshishe” që përfitohen prej atyre që kanë në dorë zbatimin e ligjit dhe mes tretarëve që përfitojnë prej shkeljes së ligjit. Troç, gruri, mielli dhe buka që importohet e konsumohet në Shqipëri, janë të pa kontrolluar në aspektin teknologjik, futen nga importi e përdoren pa asnjë analizë reale, por me letra analize laboratorike false, kur dihet që në Shqipëri nuk ka laboratorë analizash për të kontrolluar e përcaktuar cilësinë dhe sigurinë e miellit dhe grurit. 
Sigal