9 tetori, Dita Botërore e shërbimit postar

176

Dita Botërore e Postës festohet çdo vit në datën 9 Tetor. Kjo ditë përkon me përvjetorin e themelimit të Unionit Universal Postar (UPU) në vitin 1874 në kryeqytetin e Zvicrës, Bern. Ajo u shpall Dita Botërore e Postës nga Kongresi i UPU-së i zhvilluar në Tokio, Japoni, në vitin 1969. Qëllimi i Ditës Botërore të Postës është të krijojë ndërgjegjësimin e rolit të sektorit postar në jetën e përditshme të njerëzve dhe bizneseve dhe kontributin e saj në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendeve. Festimi, inkurajon vendet anëtare të ndërmarrin aktivitete të programuara që synojnë krijimin e një vetëdije më të gjerë të rolit të Postës së tyre dhe aktivitete midis publikut dhe medias në shkallë kombëtare.

Çdo vit, më shumë se 150 vende festojnë Ditën Botërore të Postës në mënyra të ndryshme. Gjatë aktivitetit me rastin e kësaj feste u organizua një ceremoni festive ku Z.Ardit Çela Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare gjatë fjalës përshëndetëse tha: “Sot është dita botërore e Postës. Jemi këtu së bashku me Zj.Qanie për t’i shprehur falënderimet tona për kontributin e saj 38 vjeçar në shërbimin postar të Postës Shqiptare. Së bashku me Zj.Qanie do të donim të falënderonim dhe të shprehnim mirënjohjen për të gjithë postierët dhe të gjithë punonjësit e shërbimit postar në të gjithë Shqipërinë, duke vlerësuar në këtë mënyrë punën e tyre si një nga gurët e themelit të veprimtarisë së Postës Shqiptare. Do të përfitoja në të njëjtën kohë nga momenti për t’i siguruar dhe për t’i  komunikuar të gjithë qytetarëve dhe të gjithë klientëve tanë se Posta Shqiptare do të jetë gjithnjë pranë tyre me shërbime të reja, me produkte gjithnjë e më cilësore, të shpejta dhe të sigurta. Gjithashtu në kuadrin e këtyre festimeve, me dt 9 tetor Posta Shqiptare sh.a për klientët që do të paraqiten në sportelet e zyrave postare në Filialin e Postës Tiranë do të japë falas zarfin me logon e ditës botërore të postave. Kjo do të synojnë të qenit sa më pranë qytetarëve por ndërkohë dhe vlerësim për punën e bërë nga stafi I cili ka qenë më shumë se kushdo në shërbim të klientëve.