9 maj 1945, fitorja e madhe mbi nazifashizmin

2480
Ky 9 maj është një ditë e veçantë, një ditë historike për gjithë njerëzimin. Në këtë 9 maj 2015, shihet se gjithë njerëzimi përparimtar do të kremtojë me madhështi 70-vjetorin e fitores mbi murtajën fashiste. Qysh tani kanë filluar dhe po organizohen veprimtari të shumta përkujtimore për të mos harruar asnjëherë atë fitore famëmadhe, që e shpëtoi njerëzimin nga rreziku më i madh në historinë e tij. Hitleri dhe partia e tij naziste ka lënë shembëlltyrën më të keqe në historinë e popujve të botës. Partia famëkeqe naziste, “NSDAP” u krijua në vitin 1919 dhe shpejt do të bëhej frymëzuesja, organizuesja dhe realizuesja e katastrofës më të madhe në historinë e njerëzimit. Simboli ideologjik i kësaj partie do të bëhej “kryqi i thyer” (svastika), i cili më pas u përfshi në emblemën e shtetit gjerman të Rajhut III, zbërthimi kuptimor i të cilit flet vetë. Në qendër ndodhet kryqi, smbol i krishterimit (ndonëse nazistët i shkelën me këmbë të vërtetat e shenjta të fesë). Kryqi ka katër zgjatime dhe secili ka përmbajtjen e vet: zgjatimi i parë simbolizon “anisemitizmin” ose luftën kundër hebrejve; zgjatimi i dytë simbolizon luftën kundër komunizmit; zgjatimi i tretë – luftën kundër sindikalizmit dhe kundër çdo lëvizjeje demokratike, ndërsa zgjatimi i katërt do të thotë luftë kundër popujve sllavë (kryesisht kundër atij rus). Demagogët e kësaj ideologjie e quanin popullin gjerman “racë e zgjedhur ariane, që duhet të sundojë botën”, por që i ishin bërë padrejtësi të mëdha nga Traktati i Versajës. Me një frymëzim të tillë paranojak Vermahti hitlerian (ushtria pushtuese nazise), me repartet e vdekjes “SA”dhe “SS” në krye, në fillim në Gjermani e më pas në tërë Europën, me zjarr e hekur u përpoq të vendoste “rendin e ri” në Europë, ose triumfin e vdekjes mbi jetën. Euforia antihumane në fillim u derdh me të gjithë forcën e vet mbi vetë popullin gjerman: u godit çdo element komunist, socialist apo sindikalist; u godit i tërë minoriteti hebre, që jetonte në Gjermani (më pas edhe në të gjithë Europën); filloi asgjësimi fizik i të gjithë të sëmurëve psikikë dhe të tyreve me sëmundje të rëndë; u ndaluan martesat me ata që kishin të meta fizike si edhe me njerëzit me ngjyrë. Konkretizimi i tërë këtyre masave u bë ngritja kudo e kampeve të përqendrimit, ku u asgjësuan qindra mijëra të pafajshëm. Ekspansioni i hapur për “hapësirë jetike”, u bë deviza e regjimeve fashiste në Itali, në Gjermani e Japoni. Kapitullimi në Mynih, në vitin 1938 i diplomacisë angleze dhe franceze hapi rrugën për pushtimin e Europës nga nazistët dhe fashistët. Njëri nga vendet e para, që do të provonte agresionin fashist italian u bë Shqipëria. Mëngjesin kobzi të 7 prillit 1939, mbi 50 mijë trupa fashiste, të armatosura më së miri, të imbarkuara në dhjetëra anije lufte e të shoqëruara me mbi 400 avionë luftarakë, sulmuan dhe pushtuan Shqipërinë e vogël në jug të Ballkanit, me rreth 1 milionë banorë. Por populli shqiptar do t’u rezistonte me heroizëm hordhive pushtuese fashiste e naziste dhe do të bëhej i pari vend, që do të çlirohej me forcat e veta. Pas pushtimit të pjesës më të madhe të Europës, duke shkelur pabesisht “Traktatin e mossulmimit”, më 22 qershor të vitit 1941 nazistët gjermanë do të kryenin agresionin me të madh të të gjitha kohëve kundër Bashkimit Sovjetik. Mbi 190 divizione (që përfshinin miliona ushtarë dhe oficerë), të pajisur me teknikën më moderne të kohës nga e gjithë Europa, u sulën për të pushtuar vendin e pamatë sovjetik dhe për të robëruar popujt e tij. Por më 9 maj gjithë ngrehina naziste ra si kështjellë prej rerë. Flamuri i fitores u ngrit mbi Berlin. 
Box
Por pasojat e kasaphanës së luftës së Dytë Botërore qenë të paimagjinueshme
E tërë Europa u shndërrua në një gërmadhe, ndërsa humbjet njerëzore qenë të llahtarshme: BS humbi rreth 27 milionë njerëz, Polonia – rreth 7 milionë, ish Jugosllavia rreth 2 milionë etj. Popullsia martire hebreje u godit në mënyrën më drastike: mbi 6 milionë viktima të pafajshme pësoi ky popull martir. Nga numri i popullsisë dhe humbjet materiale edhe Shqipëria renditet në vendet e para në kontinent. 
Ftesa e Ambasadës Ruse
Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka kënaqësi t’ju ftojë për ceremoninë e dekorimit të veteraneve shqiptarë të LANÇ-it me medaljen “70-vjetori i Fitores”, e cila do të zhvillohet në ambientin e Ambasadës Ruse me datën 4 maj në orën 13:30. Personat, të cilët do të dekorohen, janë:
Rustem PEÇI
Odhise PORODINI
Sul DOMI
Gjikë KURTIQI
Ziqiri MERO
Faik ALIAJ
Servet AGALLIU
Orhan FRASHËRI
Xhemal KACANI
Spiro JANI
Llutfie MERO
Gjon BANUSHI
Manushaqa MIKO
Lefkoshe PAPAJANI
Alfred MOISIU
Rita MARKO
Ballëm META
Kadri DINGU
Asllan GROPASI
Pali CARAPULI
Pëllumb EKMEKÇIU
Nevrus OSMANI
Dalan BUXHELI
Nuredin DUSHANI
Sigal