84-vjeçarja që vuan nga skleroza i bën apel shtetit: Më ndihmoni, kam humbur!

452
Sigal

E moshuara që shihni në foto, e cila aktualisht ndodhet në sheshin ‘Avni Rustemi’ në Tiranë, kërkon ndihmë.

84-vjeçarja, e cila duket se vuan nga skleroza thotë se ka humbur, pasi ka ardhur nga Shkodra dhe se nipi i saj Armando Nazifi ndodhet në banesë sociale, por po e përcaktuar vendin ku.

Ndonëse shumë qytetarë i kanë ofruar ndihmën, e moshuara nga ana tjetër, duket konfuze në përgjigjet e saj.

Me vete gruaja ka edhe kartën e identitetit, ku shkruhet se quhet Mahmudije Nazifi, me vendlindje qytetin e Korçës. Teksa mbrëmjen e sotme ndodhet në mes të katër rrugëve, e moshuara bën apel autoriteteve që ta ndihmojnë.