80 mijë euro për një çështje, nis seanca për gjykatësin e Sarandës

512
TIRANË – Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur seancën gjyqësore për përcaktimin e masës së arrestit për gjykatësin e Sarandës të akuzuar për korrupsion, Rasim Doda.
Doda akuzohet se ka kërkuar 80 mijë euro në këmbim të një vendimi në procesin gjyqësor me dy palë në qytetin e Sarandës.
Ai u arrestua tre ditë më parë me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe pas autorizimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, iu vunë prangat nga efektivët e policisë së Tiranës.
Sigal