“8 mijë të larguar janë zëvendësuar nga të paaftë”, të larguarit letër të hapur Ramës

51
Shoqata për mbrojtjen e të larguarve nga Administrata i dërgon letër të hapur kryeministrit Rama ku i kërkohet që mos nisë fushata e largimeve të tjera nga puna. Kryeministrit Rama, në letër i kujtohet të mbajë premtimet me të cilat erdhi në pushtet duke mos larguar nga puna profesionistët dhe duke futur në punë të paaftët me teserë partie.
“Pas fushatës spastruese që ndërmorët sapo morët karrigen e pushtetit, po përgatisni fushatën e radhës të spastrimit. Shtatori do të jetë muaji, do të nis aksioni fshesa në të gjitha ministritë dhe drejtoritë që operojnë në vend. Z.Kryeministër i shqiptarëve po ju kujtojmë premtimin se parimi i meritokracisë dhe standardi ishte Kryefjalë e çdo fushate, sot pa më të voglin dyshim po shohim profesionistë që mbeten pa punë dhe të pashprese për një vend pune, ndërkohë që vendi i tyre po mbushet me të paaftë, ku aftësia e vetme e tyre është testerë e partisë dhe tundja e tyre si arritja më e madhe në jetë, se për arsimimin dhe aftësitë nuk të rekruton asnjë në Administratën e sotme.”
Në letër shkruhet se në aksionin e parë janë larguar 8 mijë burra dhe gra vetëm se nuk posedojnë teserë partie duke akuzuar Ramën se nuk dëgjon zërin e shoqërisë civile.
“ Z. Kryeministër lëvizet pothuajse gjithë administratën publike, duke e çmontuar, duke flakur në rrugë mijëra burra dhe gra, ndërsa përnjëherësh këta të larguar u zëvendësuan me militantë partie, duke flakur tej standardin meritokraci dhe nxjerr në pah kriterin politik. Përmes aksionit të parë u flakën në rrugë mbi 8 mijë burra dhe gra vetëm e vetëm sepse nuk posedonin një teserë partie. Kjo masakër e administratës publike i tejkalon kufijtë. Jemi të shqetësuar pasi ju z. Kryeministër nuk dëgjoni zërin e shoqërisë civile.”
Në letrën e shoqatës shkruhet edhe për kryetarin e ri të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili sipas tyre menjëherë ka spastruar administratën duke i zëvendësuar të aftët me të paaftë. Në mbyllje të letrës nënvizohet se do të denoncohet çdo rast flagrant i largimit nga puna.