8 gra u vranë në 120 ditë

604
Sigal

Tetë është numri i grave të vrara dhe kjo vetëm në 120 ditë. ”Tradhtia”, është arsyeja madhore që japin burrat vrasës për krimin e rëndë, paçka se ”tradhtia” nuk është zbuluar ndonjëherë. Sociologët e konsiderojnë si një fenomen që buron nga konfliktet e një modeli familjar paternalist, i cili duhet riparë nëse funksionon apo jo. Nga ana tjetër rrënjë e problemit, është edhe mosrespektimi i lirisë së individit, që sjell më pas mosmarrëveshje që mbivendosen, derisa kthehen në patologji. “Jam penduar por e vrava se më tradhëtonte”. Këto kanë qenë fjalët e Skënder Hoxhës para trupës gjykuese të Krimeve të Rënda në Tiranë, ku doli të premten për vlerësimin e masës së sigurisë. 63-vjeçari Hoxha, nën akuzën për vrasjen me levë të bashkëshortes së tij Antonetës 53-vjeç mësohet se ka deklaruar në gjykatë se bashkëshortja e tradhëtonte.

Vrasjet në familje në vetën 4 muaj

Në ditën e dytë të vitit të ri, Gazmend Musta, pas një sherri banal vrau me thikë gruan dhe motrën e saj. Grindja e fundit ishte fatale për të dhe për të motrën 19-vjeç, e cila duke tentuar ta shpëtonte ju ndërpre jeta nga 15 goditje me thikën e kuzhinës. Gazmend Musta, i dyshuari që i qëlloi për vdekje të dyja gratë, menjëherë pas krimit mori fëmijët dhe shkoi në policinë lokale.

Një tjetër krim i rëndë u shënua të hënën e 14 janarit, ku për hakmarrje ndaj ish-gruas, 52-vjeçari i vret prindërit dhe më pas vetëvritet. Me idenë e qartë, në orën 5:30 të mëngjesit, Majlind Lila shkoi në rrugën “Kristaq Mone”, në zonën e njohur si “Astiri” në kryeqytet, aty ku jetonin prindërit e ish-bashkëjetueses. Majlind Lila ka bashkëjetuar me vajzën e çiftit Mata në Suedia. Nga marrëdhënia e tyre ata kanë edhe një vajzë të vogël.

E kishte denoncuar në komisariatin e Vlorës që ishte afër banesës por siç ndodh rëndom, kallëzimin e kishte tërhequr. Sherri i fundit për Eva Lera rezultoi tragjik, pasi humbi jetën nga duart e bashkëshortit.

Një tjetër krim në familje që tronditi opinioin publik, u shënua paraditen e 6 shkurit dhe nga këqyrja e ekspertëve, mësohet se 45-vjeçarja u mbyt me duar. Me tre plumba, punonjësi i Gardës së Republikës, 44-vjeçari Alket Arapaj vrau gruan Ervilma Seferaj, 36-vjeç në sy të vajzës 3-vjeçare. Krimi dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, ndërsa prej disa kohësh e ndjera i kërkonte divorcin. Ai është shprehur se dyshonte se Ervilma Seferi, gruaja e tij e tradhëtonte madje para disa muajsh ajo i kishte kërkuar që të divorcoheshin.

E masakruar, e vrarë me tre plumba dhe e hedhur në ferra. Ky ishte fundi tragjik për Lirie Xhepa, 49-vjeçarja e cila u gjet e pajetë në ditën e të dashuruarve. Autori i krimit është kunati i saj, i cili thotë se vrasja ndodhi për arsye pronësie dhe për lidhjet e shumta që kishte kunata e tij.

Një tjetër grua humbi jetën nga dora e bashkëshortit. Më 23 mars, Alvin Hysa mbyti me jastëk gruan. Elvin Hysa 32-vjeç mbyti gruan e tij 31-vjeçaren, Gurie Hysa me të cilën ka tre fëmijë. Nëna e autorit është shprehet se i biri kishte çrregullime mendore dhe trajtohej me ilaçe. Sipas saj, çifti prej kohësh kishte konflikte, pasi autori dyshonte se e shoqja e tradhtonte.